Privatësia e qytetarëve është në rrezik. Një pajisje e quajtur DPI (Deep Packet Inspection), që përdoret për bllokim interneti, për të bllokuar apo ngadalësuar mediat, u përdorka edhe për përgjime masive.
Vendimi i mbylljes së platformës sociale, TikTok, pretendohet të ketë qenë arsyeja apo justifikimi për blerjen e kësaj pajisje, të cilësuar si përgjuese.
Kjo pajisje e ardhur nga Izraeli, është instaluar te kompanitë kryesore telefonike, por nuk dihet se kush e ka bërë pagesën. E megjithatë, shkelje e të drejtës për privatësi, është një nga rreziqet kryesore që prek qytetarët.
Lidhur me këtë, eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj në SyriTV te Sonila Meço, ka ngritur shqetësimin se “Deep Packet Inspection” kane teorikisht fuqinë e gradës ushtarake të thyejë dhe bisedat e enkriptuara në Signal dhe ëhatsapp.
Sipas Semanaj, DPI në parim kryen kontroll masiv të popullsisë mbi trafikun në internet, mirëpo përveç kontrollit mbi klikimet dhe trendin, paisja dhe softëare në fjalë ka dhe privilegje ëe tjera që konsiderohen “top secret”.
Marrë nga Newsbomb.al