KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hakerimi, SPAK-u shpenzoi 1.2 milion euro për sigurinë kibernetike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hakerimi, SPAK-u shpenzoi 1.2 milion euro për sigurinë kibernetike
AnalizeFinanceHI-TechKryesoreSociale

Hakerimi, SPAK-u shpenzoi 1.2 milion euro për sigurinë kibernetike

Përditësimi i fundit: 4 Prill, 2025 1:12 pm
226 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Vitin e kaluar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi 4 tendera për të mbrojtur sistemet e brendshme kibernetike.

Fondi total i shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për të garantuar sigurinë kibernetike të SPAK ishte rreth 120 milionë lekë ose 1 milionë e 200 mijë euro. Paratë u ndanë në dy duar, mes kompanive ATOM dhe Axians.

Më konkretisht, në shtator të vitit të kaluar SPAK lidhi kontratën e parë me Atom me objekt “Blerje sistem mbrojtje antiransomëare”, loti i parë. Kjo kontratë kishte një fond limit prej373 mijë euro dhe u fitua nga kompania Atom me vlerën 340 mijë euro. Në tender pati vetëm një ofertë.

Në maj, po të vitit të kaluar SPAK lidhi edhe dy kontrata të tjera me kompaninë ATOM shpk. E para ishte “Blerje sisteme sigurie Antivirus EDR dhe Fireëall”, loti i parë, me vlerë të fituar 151 mijë euro. Ndërsa kontrata e dytë ishte “Blerje sisteme per monitorimin, kontrollin e aksesit dhe identitetit ne rrjet dhe pajisje netëork”, loti i dytë, me vlerë fituese 332 mijë euro. Në dy tenderat pati respektivisht 3 oferta dhe 1 ofertë.

Por shpenzimet për sigurinë e sistemeve kompjuterike nuk u ndalën me kaq. Në ditët e fundit të vitit të kaluar, SPAK prokuroi dhe një tjetër kontratë. Këtë herë objekti ishte “Shërbim mirëmbajtje e sistemit të IT me suport të jashtëm”. Kompania fituese e tenderit ishte Axians Albania, ndërsa vlera e tij rezultoi 370 mijë euro.

Në total 1.2 milionë euro. Jo pak para, për të mbrojtur një sistem të brendshëm, i cili teorikisht nuk është i ekspozuar përballë shumë rreziqeve, pasi nuk ndërvepron me sistemet e tjera. Megjithatë, pavarësisht parasë së madhe të shpenzuar dhe risqeve të vogla, siguria kibernetike e SPAK ra. Sistemi u hakerua nga jashtë, nga dy persona, që morën dosjet e Altin Dumanit dhe prokurorëe të tjerë dhe i nxorrën në pazar.

Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj dyshohet se e kanë bërë këtë nga një zyrë që flitet se është diku në katet e sipërme të godinës që njihet me emrin ETC. Pasi i morën dosjet, Gjoni dhe Rrokaj ja u dhanë disa gazetarëve. Këta të fundit njoftuan SPAK dhe vetëm atëherë, Prokuroria e Posaçme kuptoi se e kishin hackeruar. Sepse ATOMI me Axiansin nuk kuptuan gjë, jo më të parandalonin.

Tani çështja shtrohet shumë thjeshtë? Po tani, ç’do bëhet me 1 milionë e 200 mijë eurot që morën Atomi me Axiansin? A duhet minimalisht SPAK të kërkojë kthimin e parave mbrapsht, dhe kompesim për dëmin që ju shkaktua interesit publik me nxjerrjen e sekreteve hetimore në pazar.

Sepse në thelb kjo histori duket si një mini incenerator. Tek inceneratori u paguan paratë, por incenerator nuk ka. Në rastin e SPAK, u paguan para për sigurinë kibernetike, por siguri kibernetike nuk paska patur. Sepse e theu Zambaku me Arnoldin, njëri polic ndërtimi e tjetri polic burgjesh.

Këta qytetarë janë mësuar të paguajnë miliona për shërbime që nuk marrin sepse paratë vidhen nëpër tendera. Të paktën në këtë rast duhet bërë një shembull ndryshe. Jo vetëm për paratë. Por këtu është në lojë kredibiliteti i vetë SPAK. Sepse dy policë që piratojnë sistemet e SPAK është objekt tallje për prokurorinë. Dhe për shumë shqiptarë, SPAK është shpresa e vetme që gjërat të ndryshojnë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Arabët, plan të ri për të anashkaluar Hormuzin

Dritan Agolli bën tender 715 mijë euro për të rregulluar bodrumin e Kryeministrisë

Braçe: Partia nuk mund të jetë mur ku vendosen njoftimet

Çmime rekord të karburantit në Gjermani

Kullat mbërrijnë në TEG, Rama jep leje për pallate 15 kate, në Mjull Bathore

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Inceneratori i Elbasanit nuk punon por “dogji” 26 milionë euro
Artikulli tjetër Miliarderët humbën 208 miliardë dollarë në një ditë të vetme nga tarifat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Miliona nga taksat e makinave, por rrugët lihen në harresë
Analize Finance Kryesore Sociale 3 Prill, 2026
Kërkesa e avokatëve të Berishës nuk u kundërshtua, kryeministri Edi Rama mund të thirret në SPAK për dosjen “Partizani”
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Prill, 2026
Tre ministra grekë japin dorëheqjen, po hetohen për mashtrim me fondet e BE-së
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Prill, 2026
Ortek masiv në Valbonë, autoritetet thirrje alpinistëve: Kini kujdes!
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 3 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.