KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Investimet në inovacion në Ballkan: Shqipëria nën mesataren rajonale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Investimet në inovacion në Ballkan: Shqipëria nën mesataren rajonale
AnalizeFinanceHI-TechKryesoreRajoniZhvillim

Investimet në inovacion në Ballkan: Shqipëria nën mesataren rajonale

Përditësimi i fundit: 12 Janar, 2026 1:25 pm
438 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Të dhënat e Balkan Barometer 2024 dhe 2025 për investimet e bizneseve në kërkim dhe zhvillim (R&D) tregojnë se Shqipëria mbetet prapa vendeve më dinamike të Ballkanit, ndërsa pritshmëritë për investime inovative në tri vitet e ardhshme janë dobësuar krahasuar me disa ekonomi fqinje.

Në Shqipëri, viti 2025 karakterizohet nga një profil relativisht pesimist. Nga kampioni me 200 biznese të intervistuar, 53 biznese e konsiderojnë investimin në R&D si shumë të pamundur (23) ose të pamundur (30), një nivel më i lartë se mesatarja rajonale. Vetëm 33 shprehen optimiste (28 “e mundshme” dhe 5 “shumë e mundshme”), duke e vendosur Shqipërinë dukshëm pas Kosovës dhe Serbisë. Kjo tregon se, pavarësisht diskutimeve për inovacion dhe digjitalizim, një pjesë e madhe e bizneseve shqiptare nuk e sheh R&D-në si prioritet real në afatin e mesëm.

Krahasuar me vitin 2024, Shqipëria shfaq një zhvendosje strukturore të përgjigjeve, por jo domosdoshmërisht një përmirësim.

Në 2024, 63 biznese shqiptare deklaronin se investimi në R&D ishte “e mundshme” ose “disi e mundshme”, ndërsa 31 e konsideronin “e pamundur”. Në 2025, ndarja më e detajuar e kategorive tregon një rritje të peshës së përgjigjeve negative dhe një rënie të entuziazmit, sidomos te investimet “shumë e mundshme”, që mbeten në vetëm 5. Kjo sugjeron se pritshmëritë optimiste të 2024-s nuk janë konsoliduar në besim afatgjatë.

Në krahasim rajonal, Kosova shfaqet si ekonomia më optimiste për R&D në 2025, me 72 biznese që deklarojnë se është “e mundshme” ose “shumë e mundshme” të investojnë, një rritje e fortë krahasuar me 2024, kur vetëm 24 shpreheshin si “e mundshme”.

Edhe Serbia paraqet një përmirësim të dukshëm: nga një situatë shumë pesimiste në 2024, me 68 biznese që shprehen “e pamundur”, në 2025 arrin në 38 biznese me optimizëm (“e mundshme” dhe “shumë e mundshme”), duke kaluar Shqipërinë. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbeten në nivele të ndërmjetme, por sërish me pritshmëri më të balancuara se Shqipëria. Ndërkohë, Bosnjë dhe Hercegovina mbetet më skeptike në rajon, me vetëm 17 biznese që e konsiderojnë “të mundshme” dhe 0% “shumë të mundshme” në 2025.

Në terma rajonalë, mesatarja e Ballkanit në 2025 tregon një ekuilibër më të madh mes skepticizmit dhe optimizmit, ndërsa Shqipëria pozicionohet më pranë grupit të vendeve me pritshmëri të ulëta për investime në inovacion.

Në kontrast me Kosovën dhe Serbinë, të cilat po sinjalizojnë një orientim më të fortë drejt produkteve dhe shërbimeve të reja, Shqipëria në 2025 shfaq një klimë më të kujdesshme dhe më pak ambicioze për R&D, duke reflektuar kufizime strukturore në financim, klimë biznesi dhe nxitje institucionale për inovacion.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BB: Turizmi në Shqipëri vuan informalitetin
Artikulli tjetër Ukraina u jep projektin madhor të litiumit investitorëve të lidhur me Trump

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.