KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: MC Networking, Abissnet, Digicom dhe ATU fitojnë tenderin e madh të internetit për institucionet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > MC Networking, Abissnet, Digicom dhe ATU fitojnë tenderin e madh të internetit për institucionet
AktualeAnalizeHI-TechKryesoreSociale

MC Networking, Abissnet, Digicom dhe ATU fitojnë tenderin e madh të internetit për institucionet

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 1:27 pm
529 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE
Pas vonesash të gjata për shkak të ankimimeve të shumta, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur më në fund fituesit e tenderit për shërbimin e internetit dhe intranetit për institucionet qeveritare, me fond limit rreth 5.1 milionë euro pa TVSH.

Sipas dokumentacionit zyrtar, tre operatorë ekonomikë janë shpallur fitues në tërësi të procedurës, ndërsa në fazën pasuese pritet që kompanitë të garojnë mes tyre për të përcaktuar se cili operator do të ofrojë shërbimin konkretisht në secilin institucion shtetëror.

Bashkimi i operatorëve ekonomikë MC Networking sh.p.k. dhe Nisatel sh.p.k. është shpallur fitues me një ofertë rreth 3.54 milionë euro pa TVSH.

Fitues është shpallur gjithashtu bashkimi i operatorëve Digicom sh.p.k. dhe Albanian Telecommunications Union sh.p.k., me një ofertë rreth 3.87 milionë euro.

Po ashtu, operatori ekonomik Abissnet sh.a. është shpallur fitues me rreth 4.79 milionë euro.

 Kompanitë janë shpallur fituese të marrëveshjes kuadër në tërësi dhe tashmë procesi hyn në fazën e dytë, ku do të vendoset se cili operator do të ofrojë shërbimin në secilin institucion qeveritar.

Tenderi kishte mbetur i bllokuar për disa muaj pas një vale të gjerë ankimimesh nga operatorët e tregut. Siç raportoi më herët Skyweb.al, procedura ishte anuluar në shtator 2025 pasi kompanitë e internetit argumentuan se me kushtet ekzistuese ishte e pamundur të përmbushej shërbimi i kërkuar.

Operatorët e kishin çuar çështjen në Komisionin e Prokurimit Publik, duke pretenduar se raporti mes fondit limit dhe kapaciteteve teknike të kërkuara nuk qëndronte.

Sipas tyre, me çmimin e parashikuar nuk mund të garantohej cilësia dhe volumi i shërbimit, ndërsa kërkohej rritja e fondit limit ose rishikimi i kritereve teknike.

Si argument ishte sjellë edhe tenderi i mëparshëm, i cili kishte një vlerë dukshëm më të lartë.

Mes kompanive që kishin paraqitur ankesa ishin One Albania, MC Networking, Abissnet, Vodafone Albania dhe Albanian Satellite Communication, disa prej të cilave kishin dorëzuar edhe përllogaritje të detajuara, duke pretenduar se AKSHI kishte llogaritur gabim kapacitetet dhe se kërkesat teknike nuk ishin të përcaktuara qartë.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Doganave
Artikulli tjetër Prodhimi vendas i drithit në kolaps

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.