KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga “Fabrika e mashtrimeve”, në bankën e të akuzuarve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nga “Fabrika e mashtrimeve”, në bankën e të akuzuarve
AnalizeFokusHI-TechKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Nga “Fabrika e mashtrimeve”, në bankën e të akuzuarve

Përditësimi i fundit: 8 Janar, 2026 1:43 pm
479 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Përgjithshme e Bambergut, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë, ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar si kreu i një rrjeti mashtrimi ndërkombëtar, i njohur si “Milton Group”.

Personi 50-vjeçar, shtetas izraelit dhe gjeorgjian, akuzohet për shkaktimin e një dëmi financiar prej rreth 230 milionë eurosh. Kjo u bë e ditur në një njoftim të Zyrës Qendrore për Krimin Kibernetik të mërkurën, 07.01.2026.

Vetëm në hapësirën gjermanofolëse, thuhet se mbi 1,000 persona kanë rënë viktima të “Milton Group”.

Duke qenë se mes viktimave ka edhe persona nga Oberfranken, Inspektorati i Policisë Kriminale në këtë rajon është përfshirë intensivisht në hetimet që po zgjasin prej vitesh, sipas deklaratës së Thomas Goger, Kryeprokuror në Prokurorinë e Përgjithshme të Bambergut.

Personi i identifikuar si Mikheil B. është shtetas izraelit dhe gjeorgjian dhe dyshohet të ketë shkaktuar një dëmtim financiar të provuar prej të paktën 52 milionë eurosh. Përtej kësaj, prokuroria flet për një humbje të konsiderueshme globale, deri në 180 milionë euro, ndërsa rreth 29 milionë euro dyshohet se ia kanë shkuar atij direkt.

Sipas hetimeve, nga viti 2014 deri më 2022, ai ka qenë pjesë e një rrjeti që operonte call center-a në disa vende, përmes të cilëve u krye mashtrim investimesh në shkallë të gjerë. Viktimat janë nxitur të investonin para në platforma që premtonin fitime të larta, shpesh përmes reklamave mashtruese që përdornin figura të famshme për të tërhequr investitorë.

Sipas aktakuzës, midis 2014 dhe 2019, ai ka udhëhequr një call center me rreth 600 punonjës në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

Qendra dyshohet se ka mashtruar rreth 180 persona nga Gjermania, Austria dhe Zvicra për një shumë totale prej rreth 8 milionë eurosh. Prokuroria beson se shumë viktima të tjera nuk janë identifikuar ende, dhe nga dokumentet e sekuestruara rezulton se vetëm në Gjermani, midis janarit 2018 dhe majit 2019, humbjet arritën rreth 10 milionë euro.

Gjithashtu, akuza pretendon se në vitet 2017 dhe 2018, ai ka punësuar specialistë të IT për të zhvilluar një softuer mashtrues për “cybertrading”, bazuar në të cilin janë menaxhuar rreth 400 platforma mashtruese online. Ai dyshohet gjithashtu se ka ndihmuar call center-et mashtruese të krijojnë shoqëri fiktive për të ushtruar aktivitetet e tyre.

Skema u zbulua fillimisht nga një investigim i OCCRP-së në 2020, ku u angazhuan qindra gazetarë nga dhjetëra vende, që shqyrtuan me muaj të tërë mijëra regjistra telefonatash, lista klientësh, dokumente transfertash parash dhe shënime mbi mënyrat për të identifikuar viktimat e mundshme, të siguruara përmes një sinjalizuesi.

Hetimi i OCCRP-së zbuloi se ish-këshilltari politik i Olta Xhaçkës bënte pjesë në grupin e kompanive të “Milton Group”, të cilat, përmes call center-ave, mashtruan mijëra persona në Spanjë dhe vende të tjera të BE-së, duke përfituar dhjetëra milionë euro.

Gazetarët dokumentuan ekzistencën e një infrastrukture të organizuar mashtrimi, që funksiononte përmes dhjetëra call center-ash dhe qindra platformave online. Viktimat kontaktoheshin nga operatorë të trajnuar, të cilët përdornin gjuhë profesionale financiare dhe skenarë të detajuar investimi për të krijuar besim.

Platformave u shtoheshin elementë vizualë që simulonin tregjet reale: grafiqe, llogari personale dhe “fitime” të shfaqura në kohë reale. Në fakt, këto fitime ishin krejtësisht fiktive, pasi kur investitorët përpiqeshin të tërhiqnin fondet, ata përballeshin me justifikime të ndryshme, kërkesa për pagesa shtesë ose ndërprerje të menjëhershme të komunikimit.

Gjetjet fillestare të gazetarëve u pasuan nga hetime të Europolit, të cilat zbuluan nivelin e organizimit dhe shtrirjen e mashtrimeve kompjuterike në disa juridiksione evropiane. Për të lehtësuar punën, u krijua nga Agjencia e BE-së për Bashkëpunimin në Drejtësinë Kriminale (EuroJust) Skuadra e Përbashkët Hetimore, në të cilën u përfshi edhe SPAK.

Ky i fundit bastisi 6 qendra të tilla thirrjesh telefonike në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë më 8-9 nëntor 2022, në një përpjekje të koordinuar mes agjencive ligjzbatuese evropiane, duke arrestuar 4 persona, bashkëpunëtorët e ngushtë të Amant Josifit.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Wolf Theiss”, studio ligjore që shfaqet pas investimeve më të mëdha në Shqipëri

Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë

Ari rus përmbyt Hong Kongun, pas sanksioneve perëndimore

More, po ne ku dreqin jetojmë?

Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përplasjet me prokurorët e SPAK-ut rrezikojnë të ngadalësojnë përparimin drejt BE-së
Artikulli tjetër Vjosa del nga shtrati, urdhërohet evaukimi i banorëve në Novoselë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Pyjet dhe kullotat mbulojnë 60% të Shqipërisë
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Rama ndërron mendje: AKSHI, një eksperiencë e keqe
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Një zë potent i muslimanëve në Shqipëri, letër BE-së për Shtetin Bektashi
Kryesore Opinion Politike Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.