KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një “skandal” nga Tirana që u kthye në bumerang
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një “skandal” nga Tirana që u kthye në bumerang
AnalizeFokusHI-TechKryesoreOpinionSociale

Një “skandal” nga Tirana që u kthye në bumerang

Përditësimi i fundit: 15 Shtator, 2026 9:44 am
105 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ndonjëherë mjafton një postim në Instagram, një foto e zgjedhur me kujdes dhe pak dramatizim për të krijuar një “skandal”. Pastaj, nëse historia bie në duart e medias së duhur, ajo mund të marrë përmasa shumë më të mëdha sesa vetë ngjarja.

Kështu ndodhi edhe me historinë e një xhudisteje lituaneze gjatë Kampionatit Evropian të Universiteteve në Tiranë.

Marta Navickait? zgjodhi rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë e saj për kushtet e akomodimit. Problemi është se, sa më shumë që historia kontrollohet, aq më shumë fillojnë të dalin në pah kontradiktat mes asaj që u tregua dhe asaj që rezulton të ketë ndodhur. Dhe në fund, “skandali” mbetet shumë më i vogël se zhurma që u krijua rreth tij.

Më shumë vëmendje në Instagram se në tatami?

Në vend që të mbahet mend për rezultatet në tatami, emri i xhudistes lituaneze u bë i njohur në Tiranë për një seri postimesh në rrjetet sociale. Në fokus ishin disa ambiente të paraqitura si të papastra dhe një kavanoz kos, për të cilin pretendohej se ishte i prishur. Një mënyrë e sigurt për të tërhequr vëmendje.

Sepse një medalje, një rezultat apo një paraqitje sportive kërkojnë punë dhe rezultate. Një video me titullin “shikoni çfarë na kanë dhënë të hamë” mjafton për disa mijëra shikime. Dhe kështu, një kampionat universitar përfundoi duke u kthyer për të në një histori të rrjeteve sociale.

“Kosi i prishur” që doli të ishte…

Një nga momentet më të zhurmshme ishte kavanozi i kosit. Në videon e publikuar, produkti interpretohet si i prishur. Pamja e tij dhe ngjyra përdoren si argument për kushtet e këqija të ushqimit. Por pamjet e tjera tregojnë se bëhet fjalë për kos të shoqëruar me një paketë të veçantë reçeli frutash që përzihet nga konsumatori. Pra, “prova” e një produkti të prishur kishte një shpjegim shumë më të thjeshtë. Ishte kos me reçel.

Një detaj që e kthen një pjesë të rëndësishme të historisë nga “skandal ushqimor” në një keqinterpretim që u përdor për ta bërë situatën të dukej shumë më dramatike.

Pastaj hyri në lojë “propaganda serbe”

Deri këtu mund të flitej për një postim individual dhe për mënyrën se si një sportiste zgjodhi ta paraqiste eksperiencën e saj. Por historia mori tjetër përmasë kur u kap nga media serbe.

“Kurir” e publikoi historinë duke e përcjellë narrativën e kushteve të këqija në Tiranë. Dhe pikërisht këtu duket qartë një tjetër element i kësaj historie: dëshira për ta interpretuar një episod individual në mënyrën më negative të mundshme për Shqipërinë.

Një postim në Instagram u kthye në “histori” për kushtet në Shqipëri. Pa shumë nevojë për kontekst. Pa shumë interes për versionin tjetër. Mjaftonte që historia ishte negative, vinte nga një sportiste e huaj dhe lidhej me Shqipërinë.

Fotot e manipuluara

Por edhe pjesa e fotove të ambienteve nis të mos qëndrojë kur vendoset përballë dëshmive të drejtuesve të konvikteve. Drejtori Olsi Shahini, në një bisedë me gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, ka sqaruar se disa nga fotot e përdorura si dëshmi për kushtet e këqija nuk ishin realizuar në dhomat ku ishin akomoduar sportistët. Sipas tij, disa sportiste kishin hyrë në një pjesë të godinës që ishte jashtë funksionit dhe kishin fotografuar ato ambiente.

Ndërkohë, dhomat ku ishin vendosur delegacionet në konviktet e Universitetit Bujqësor të Kamzës dhe Universitetit Ekonomik ishin ambiente të përgatitura dhe të mobiluara për kampionatin. Pra, edhe këtu historia fillon të marrë një tjetër ngjyrë.

Një godinë jashtë funksionit nuk mund të përdoret lehtësisht si fotografia e akomodimit të një delegacioni.

Dhe pastaj mbërrijnë pamjet pas largimit

Por ndoshta momenti më ironik i gjithë historisë vjen kur sportistët largohen. Pamjet e dhomave pas qëndrimit të tyre tregojnë shishe uji të lëna në dysheme, gota kafeje mbi shtretër, çarçafë të grumbulluar, mbeturina dhe bidona plastikë. Por jo vetëm kaq.

Në ambientet e lëna pas shfaqen edhe shishe alkooli, krahas kafesë, ujit dhe mbetjeve të tjera. Nuk është ky një argument për të thënë se të gjithë sportistët janë të papërgjegjshëm.

As nuk mund të pretendohet se çdo dhomë është lënë në të njëjtën gjendje. Por kontrasti është i pamohueshëm.

Një skandal që u kthye në bumerang

Nga fotot e sajuara për të krijuar një realitet që nuk ishte, te media serbe që nxitoi t’i vishte petkun e “skandalit”, historia përfundoi duke i lënë të dyja palët me gisht në gojë.

Ajo kërkoi “like”, ata kërkuan sensacionin. Por në fund, faktet ua prishën të dyve festën.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A janë paracaktuar tenderat 18 milionë euro për Check Up-in për Vilma Nushin?!
Artikulli tjetër I ashpër me gjykatësit për pagat e tyre, po vetë Rama sa e ka?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.