KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Park shkencor nuk ka, por Rama ndan çertifikata për kompanitë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Park shkencor nuk ka, por Rama ndan çertifikata për kompanitë
AktualeAnalizeHI-TechKryesoreOpinionSociale

Park shkencor nuk ka, por Rama ndan çertifikata për kompanitë

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 10:48 am
312 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Fabula e mbretit lakuriq është e lashtë, por nuk del asnjëherë nga moda. Madje në Shqiëri përsëritet me frekuencë të rregullt. Kryeministri Edi Rama ndau këtë të mërkurë çertifikatat e rezidencës për kompanitë që do të ushtrojnë aktivitet në parkun teknologjik dhe shkenceor Durana Tech Park.

“Ajo që është surprizë e bukur për ne në interesimet për t’u bërë pjesë e shoqërisë dixhitale të Durana Tech Park, nuk është thjesht numri i kompanive të huaja apo diversiteti i hartës nga SHBA, Franca, Gjermani e deri në Azi, por është aspekti tjetër ai që na bën më shumë përshtypje që ka interes nga institucione akademike, me reputacion në Evropë. Ka filluar procesi për 3 universitete të mirënjohura italiane, dhe ka interes edhe nga të tjera,” tha kreu i qeverisë në eventin e posaçëm.

Interes ka- thotë kryeministri. Por park nuk ka- thonë faktet. Sepse parku nuk ka filluar fare të ndërtohet. Madje, Durana nuk ka as projekt arkitektonik. Por kryeministri vazhdon i bindur se parku që nuk ekziston do të jetë një sukses i madh.

“Durana Tech Park merr jetë dhe kalon nga plani dhe legjislacioni në letër, në realitetin e një numri jo të vogël kompanish që kanë shprehur interesin dhe që nga sot marrin dhe certifikatën e anëtarit të kësaj shoqërie të re digjitale, ku qëllimi ynë kryesor nuk është që të sjellim sa më shumë kompani të huaja, por qëllimi ynë kryesor është që të angazhojmë sa më shumë talente shqiptare. Sot ky park, faktikisht, çon përpara një revolucion digjital që do të vazhdojë hap pas hapi me shumë intensitet.”

Dhe parku që nuk është do të krijojë me mijëra vende pune dhe aktivitet të madh ekonomik.

“Synojmë që të arrijmë shumë shpejt, mbi 5000 mundësi për punë, për ekspertet e teknologjisë dhe profesionistët e rinj, që do të thotë me paga shumë të larta, shumë më të larta se pagat tona, që të jemi shumë të qartë. Synojmë që të rrisim eksportet dhe të ardhurat tona me afërsisht 3.5 miliardë euro brenda dy dekadave vetëm nga kjo iniciativë, gjë që e kemi studiuar dhe e kemi konfirmuar së bashku me partneret tanë francezë në studimin e përgjithshëm. Synojmë që po ashtu të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë periudhës që po flas vetëm nga kjo iniciativë të jenë mbi gjysmë miliard euro, që është diçka shumë domethënëse.”

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi gonxhja, theksoi se Shqipëria bëhet një mundësi e artë për ekonominë se së ardhmes.

“Është sot një realitet konkret që bëhet i mundur valë besimit ndaj investitorëve seriozë. Shqipëria bëhet kështu, një mundësi e artë për ekonominë e së ardhmes, që nuk është vetëm ekonomia shqiptare,” tha Gonxhja.

Fushata elektorale i ka ndezur motorët. Dhe gjatë kësaj kohe mbreti do të dalë shpesh lakuriq.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm EasyPay do të nisë shërbimet e bankës së hapur, këtë muaj
Artikulli tjetër Si u bë Spanja kryeqendra e industrisë farmaceutike në Evropë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.