KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
AnalizeHI-TechKryesoreOpinionSociale

Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2026 9:40 am
30 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Gjatë javë së tretë të prillit, një dyzinë mediash online dhe llogari në rrjetet sociale shpërndanë një lajm që njoftonte infektimin me virusin HIV/AIDS të kryebashkiakut të Gjirokastrës dhe të 18 zyrtarëve të të njëjtit institucion.

Lajmi u kopjua dhe u shpërnda pa u verifikuar, ndërsa vetë Bashkia Gjirokastër doli me një reagim zyrtar, përmes të cilit përgënjeshtroi këto pretendime dhe dënoi me forcë raportime të tilla, si jo etike dhe dezinformuese.

“Ne dënojmë me forcën më të madhe përhapjen në rrjetet sociale dhe në çdo formë tjetër publike të informatave dhe pretendimeve të rreme, të fabrikuara dhe alarmuese, të cilat synojnë qartë krijimin e një gjendjeje pasigurie dhe paniku te qytetarët”, shkruan në deklaratën e Bashkisë Gjirokastër.

Bashkia i quajti këto lajme pretendime tërësisht të sajuara dhe pa asnjë bazë faktike apo reale, duke kërkuar më tej nga organet ligjzbatuese të nisin hetimet për identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të këtyre lajmeve të rreme.

Shpërndarja e lajmeve të tilla të paverifikuara, që përfshijnë të dhëna shëndetësore personale, konsiderohet nga ekspertët e etikës mediatike si e dëmshme dhe në shkelje të rëndë të etikës së raportimit.

“Këto lajme përbëjnë shkelje të rëndë të etikës gazetareske, qoftë kur publikohen nga media të mëdha apo të vogla”, i tha BIRN-it Isa Myzyraj, kreu i Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH).

“Çdo media duhet të krijohet me idenë e shërbimit ndaj publikut dhe të ketë si parim themelor etikën në raportim”, shtoi ai.

Ngjashëm, edhe Koloreto Cukali, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, theksoi se ripublikimi i një lajmi të tillë, të paverifikuar, ngre pikëpyetje mbi seriozitetin e mediave.

“Një media që publikon lajme të paverifikuara dhe i ripublikon nga diku tjetër pa bërë asnjë verifikim, nuk e di nëse mund të quhet media serioze”, tha Cukali për BIRN, duke shtuar se në këtë aspekt shumica e mediave në Shqipëri “do të ngeleshin në klasë”.

Një shqetësim tjetër që lidhet me lajmin e qarkulluar për kryebashkiakun dhe zyrtarët e Bashkisë Gjirokastër është sensitiviteti i të dhënave shëndetësore të qytetarëve, të cilat në parim janë të dhëna private dhe nuk duhet të publikohen pa miratimin e subjektit.

“Të dhënat shëndetësore duhet të jenë të mbrojtura dhe të papublikuara, përveç rasteve kur përbëjnë një interes të madh publik”, i tha BIRN-it Koloreto Cukali.

Sipas tij, ekspozimi i këtyre të dhënave mund të bëhet vetëm në raste të veçanta kur interesi publik e tejkalon të drejtën e mbrojtjes së të dhënave.

“Për shembull në Amerikë, shëndeti mendor i Trump, edhe për shkak të moshës, po analizohet nga shumë media të mëdha dhe kjo është pjesë e debatit publik, sepse ekziston një interes shumë i madh publik për një president apo kryeministër që mund të mos jetë i aftë të kryejë detyrën”, shpjegoi Cukali.

Ai shtoi se e njëjta gjë do të vlente edhe për një kryetar bashkie, por vetëm nëse sëmundja e tij do të ndikonte në kapacitetin për të kryer detyrën.

“Gjithsesi, edhe kur raportohet për shkak të interesit publik, kjo bëhet me ndjeshmëri ndaj çështjes dhe jo për ta ‘masakruar’ personin”, i tha BIRN-it Cukali, duke theksuar se kjo lloj ndjeshmërie mungon në mediat shqiptare.

Përveç mungesës së ndjeshmërisë dhe etikës, sipas ekspertëve, mediat që shpërndajnë lajme të tilla shpesh përdoren si armë politike nga aktorë të caktuar politikë apo ekonomikë për të sulmuar dhe denigruar figura publike.

Myzyraj i tha BIRN-it se kjo përhapje e dezinformimit është një problem strukturor dhe endemik që cenon legjitimitetin e mediave dhe të vetë informacionit.

“Ideuesit e këtij lajmi e kanë ditur mjaft mirë çfarë po bëjnë dhe dëmet që do të shkaktonte te personat e prekur, konkretisht te zyrtarët e bashkisë”, tha Isa Myzyraj për BIRN.

“Duke njohur shoqërinë shqiptare dhe nivelin e informimit, fatkeqësisht ‘lajmi’ u kthye shpejt në kryelajm”, shtoi ai, duke theksuar se edhe media me licencë kombëtare janë përdorur në raste të ndryshme si makineri denigruese përmes “fake news”-eve ndaj personave të caktuar.

Edhe Koloreto Cukali u shpreh se dezinformimi prej kohësh është bërë pjesë e armës politike në Shqipëri.

“Media po bëhet vegël në duart e interesave të grupimeve apo individëve, qoftë politikë apo ekonomikë”, tha Cukali, duke shtuar se pasojat e këtij dezinformimi i mban vetë media.

Sipas kreut të Këshillit Shqiptar të Medias, përhapja e dezinformimit nga media që shërbejnë interesat e aktorëve të ndryshëm ndikon në uljen e besimit të publikut te mediat në përgjithësi.

“Në momentin që ke media jo serioze dhe jo etike, publiku fillon të shohë me dyshim çdo lloj mediaje. Pra përfitimi financiar apo çdo lloj përfitimi në raport me pushtetin që marrin mediat që angazhohen në këtë lojë është i përkohshëm”, tha Cukali.

“Dëmi ndaj besueshmërisë së medias është afatgjatë dhe si pasojë vuajnë edhe ato media që kanë vërtet në fokus interesin e publikut”, përfundoi Koloreto Cukali.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tendera pa garë në Albcontrol
Artikulli tjetër Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, ditë zie kombëtare në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.