Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë dy ditë më parë.
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Rama theksoi se janë në dilemë për të mbyllur aplikacionet TikTok dhe SnapChap në Shqipëri.
“Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjcar e gjithë dinamika nxjerr në pah kërcënimin permanent ku tik tok apo snap chat thithin përditë fëmijët që në moshat më të vogla. Autoriteti i prindërve apo mësuesve sfidohen orë e cast nga bota paralalele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, e deri shëndeti mendor vihen në pikëpyetje. Janë të vërteta që nuk është e vështirë të biem dakord. Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona.