KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular
AnalizeHI-TechKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2026 9:04 am
193 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

nterneti po kthehet gjithnjë e më shumë në mënyrën kryesore të komunikimit për shqiptarët. Të dhënat më të fundit të AKEP për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë një ndryshim të qartë të sjelljes së qytetarëve: më shumë përdorim interneti, më pak telefonata dhe shumë më pak SMS.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit, shqiptarët konsumuan rreth 68 milionë gigabajt internet nga rrjetet celulare, një rritje me mbi 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është një nga rritjet më të forta të viteve të fundit dhe tregon se komunikimi po zhvendoset pothuajse plotësisht drejt platformave online si WhatsApp, Instagram, TikTok apo aplikacioneve të tjera të komunikimit.

Në anën tjetër, përdorimi tradicional i telefonit po bie gradualisht. Minutat e telefonatave kanë rënë me afro 6%, ndërsa SMS-të me mbi 11%. Praktikisht, qytetarët po flasin dhe shkruajnë më pak në mënyrën klasike dhe po përdorin më shumë internetin për video-thirrje, mesazhe apo komunikim në rrjetet sociale.

Kjo vihet re edhe tek konsumi mesatar mujor. Një përdorues celular në Shqipëri, përdor rreth 11 gigabajt internet në muaj, ndërsa dërgon mesatarisht vetëm 11 SMS. Ky është një tregues i qartë se SMS-ja po humbet rolin që kishte dikur.

Raporti tregon gjithashtu se në Shqipëri ka rreth 2 milionë përdorues aktivë të internetit celular dhe afro 2.4 milionë përdorues aktivë të telefonisë mobile.

Ndërkohë, numri i kartave SIM aktive ka rënë me mbi 8% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo interpretohet si një tendencë ku qytetarët po mbajnë më pak numra telefoni, por po përdorin më intensivisht internetin në pajisjet që kanë.

Një tjetër zhvillim interesant, lidhet me mënyrën e pagesës së shërbimeve celulare. Edhe pse parapagimi mbetet dominues, diferenca me abonentët me kontratë është ngushtuar ndjeshëm. Kjo tregon se përdoruesit po kërkojnë më shumë paketa fikse me internet dhe shërbime të kombinuara, sidomos për përdorim të vazhdueshëm online.

Marrë nga Alfapress.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mafia shqiptare depërton në Meksikë
Artikulli tjetër Raporti i fundit i pagave në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.