KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të rinjtë shqiptarë kanë aftësi dixhitale, ndër më të ulëtat në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Të rinjtë shqiptarë kanë aftësi dixhitale, ndër më të ulëtat në Europë
AnalizeHI-TechKryesoreOpinionSociale

Të rinjtë shqiptarë kanë aftësi dixhitale, ndër më të ulëtat në Europë

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2026 10:42 am
110 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Digjitalizimi i administratës, zgjerimi i tregtisë elektronike dhe rritja e kërkesës për profesione të lidhura me teknologjinë po e bëjnë zotërimin e aftësive digjitale gjithnjë e më të domosdoshëm për hyrjen në tregun e punës.

Përdorimi i gjerë i telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale nuk përkthehet domosdoshmërisht në zotërim të plotë të aftësive që kërkohen në arsim, punësim dhe në përdorimin e shërbimeve publike online, të paktën për të rinjtë shqiptarë.

Këta të fundit mbeten ndër më pak të përgatiturit në Europë në këtë drejtim, teksa duket se e përdorin teknologjinë më shumë për të kaluar kohën në rrjete sociale.

Vetëm 61.2% e të rinjve shqiptarë të moshës 16-24 vjeç zotëronin të paktën aftësi bazë digjitale, sipas të dhënave të fundit të disponueshme për Shqipërinë, të publikuara sot nga Eurostat. Ky nivel e rendit vendin ndër ekonomitë me rezultatet më të dobëta në Europë dhe dukshëm nën mesataren e Bashkimit Europian, prej rreth 75%.

Në rajon, Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, ku vetëm 44.5% e të rinjve kishin aftësi digjitale të paktën bazë. Mali i Zi paraqitet pak më mirë se Shqipëria, me 62.4%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina arrin në 70.8%.

Rezultatet janë dukshëm më të larta në Serbi, ku 77.1% e të rinjve zotërojnë aftësi bazë digjitale. Serbia jo vetëm kryeson Ballkanin Perëndimor, por paraqitet edhe mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Të dhënat për Shqipërinë dhe vendet e rajonit në grafik i referohen vitit 2024, ndërsa shifrat më të fundit të Eurostat për vendet e Bashkimit Europian janë për vitin 2025.

Si maten aftësitë digjitale

Treguesi i aftësive digjitale është një indeks i përbërë, që mat veprimtaritë konkrete të kryera nga individët gjatë përdorimit të internetit dhe programeve kompjuterike.

Matja, sipas metodologjisë së Eurostat, përfshin pesë fusha kryesore: gjetjen dhe përpunimin e informacionit dhe të të dhënave; komunikimin dhe bashkëpunimin në internet; krijimin e përmbajtjes digjitale; sigurinë në mjedisin online; si dhe zgjidhjen e problemeve teknologjike.

Një person konsiderohet se ka të paktën aftësi bazë digjitale kur ka kryer të paktën një aktivitet në secilën prej këtyre pesë fushave. Eurostat supozon se kryerja e një aktiviteti të caktuar tregon se individi zotëron aftësinë përkatëse.

Këto aftësi mund të përfshijnë, ndër të tjera, kërkimin dhe vlerësimin e informacionit online, dërgimin e mesazheve apo pjesëmarrjen në rrjete sociale, krijimin dhe përpunimin e dokumenteve, mbrojtjen e të dhënave personale dhe instalimin ose përdorimin e aplikacioneve.

Tre në katër të rinj në BE kanë aftësi bazë digjitale

Në vitin 2025, rreth 74.6% e të rinjve të moshës 16-24 vjeç në Bashkimin Europian kishin të paktën aftësi bazë digjitale. Në krahasim me këtë mesatare, Shqipëria paraqitet rreth 13 pikë përqindje më poshtë.

Danimarka regjistroi nivelin më të lartë në BE, ku 92.1% e të rinjve zotëronin aftësi bazë digjitale. Ajo ndiqej nga Çekia me 91.7% dhe Malta me 91.5%.

Rezultate të larta u shënuan edhe në Finlandë, me 89.9%, Kroaci me 89.1%, Holandë me 88.5% dhe Irlandë me 85.5%.

Në fund të renditjes së vendeve anëtare të BE-së ishin Rumania dhe Bullgaria. Vetëm 53.3% e të rinjve rumunë dhe 52.8% e të rinjve bullgarë kishin të paktën aftësi bazë digjitale. Këto ishin të vetmet dy vende të Bashkimit Europian ku treguesi mbeti nën nivelin 60%.

Të rejat europiane kanë më shumë aftësi digjitale

Të dhënat e Eurostat tregojnë gjithashtu se vajzat dhe gratë e reja në BE paraqiten më mirë se bashkëmoshatarët meshkuj.

Në vitin 2025, 75.9% e grave të reja të moshës 16-24 vjeç kishin të paktën aftësi bazë digjitale, kundrejt 73.3% të burrave të rinj.

Ky model u vu re në 22 nga 27 vendet e Bashkimit Europian. Diferenca më e madhe në favor të grave të reja u regjistrua në Qipro, me 18.8 pikë përqindje, e ndjekur nga Sllovenia me 11.6 pikë dhe Austria me 9.1 pikë përqindje.

Vetëm në pesë vende të BE-së të rinjtë meshkuj paraqitën rezultate më të larta. Diferencat më të mëdha në favor të tyre u regjistruan në Maltë dhe Rumani.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Deklarata skandaloze e ministres serbe/ Sveçla i zhgënjyer nga reagimi i Shqipërisë
Artikulli tjetër SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.