KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tre të arrestuar në Kosovë dhe Shqipëri në një operacion kundër tregjeve të paligjshme kibernetike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tre të arrestuar në Kosovë dhe Shqipëri në një operacion kundër tregjeve të paligjshme kibernetike
AktualeFokusHI-TechRajoni

Tre të arrestuar në Kosovë dhe Shqipëri në një operacion kundër tregjeve të paligjshme kibernetike

Përditësimi i fundit: 13 Dhjetor, 2024 9:38 am
224 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Posaçme dhe policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorët amerikanë në Florida dhe Byronë Federale të Hetimeve (FBI), arrestuan tre persona të përfshirë në tregje të paligjshme kibernetike.

Gjatë operacionit që pasoi hetimet disamuajshe, dy persona u arrestuan në Kosovë dhe një në Shqipëri.

Në një njoftim të përbashkët të policisë dhe prokurorisë në Kosovë thuhet të dyshuarit “me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm… kanë themeluar dhe udhëhequr për disa vite me radhë tregun kriminal online ‘RYDOX’, i cili u ofronte keqbërësve, shiste dhe trafikonte produkte dhe shërbime të kundërligjshme, përfshirë të dhëna personale të viktimave (shtetas amerikanë) si: emra, adresa, numra të sigurimeve shoqërore, patentë shoferi, adresa elektronike e fjalëkalime dhe të dhëna të llogarive bankare”.
Në njoftim thuhet se tregu kriminal online ishte “i vendosur në një server në Malajzi dhe është sekuestruar në bashkëpunim me autoritetet e Malajzisë.

Në një njoftim të SPAK-ut thuhet se që nga muaji shkurt i vitit 2016 “RYDOX ka kryer mbi 7,600 shitje të informacionit që gjeneruan të paktën 230,000 dollarë të ardhura. Platforma ka ofruar mbi 321,372 produkte të krimit kibernetik për një bazë përdoruesish prej 18,000 individësh…”.

SPAK-u tha se u arrestua njëri nga administratorët, shtetasi i Kosovës Sh.S., i cili kishte banim dhe lejeqëndrimi në Shqipëri.

Autoritetet në Kosovë thanë se një nga të arrestuarit ka udhëhequr për vite me radhë administrimin e tregut kriminal online “BlackDB”, i cili ka ofruar për shitje “të dhëna të llogarive dhe serverëve të komprometuar, të dhëna të kartave të kreditit dhe të dhëna tjera personale të shtetasve amerikanë. Keqbërësit kibernetik, të dhënat e siguruara nga tregu BlackDB i kanë përdorur për qëllime të ndryshme kriminale, përfshirë mashtrimet me taksa, mashtrime me kartela krediti, dhe vjedhje identiteti”.

Në të dyja anët janë sekuestruar prova materiale.

Ndërkohë,Prokurori amerikan në një qark të Floridës, Roger B. Handberg njoftoi të enjten ngritjen e aktakuzës dhe arrestimin e Liridon Masuricës 33 vjeçar nga komuna e Gjilanit, i njohur gjithashtu si “@blackdb”.

Në njoftim thuhet se autoritetet amerikane kërkojnë ekstradimin e tanimë të arrestuarit Masurica në Shtetet e Bashkuara, në bazë të traktatit për ekstradim të ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës.

Aktakuza e ngarkon Masuricën për komplot për të kryer mashtrime përmes sigurimit të qasjes në pajisje kibernetike. Nëse dënohet, Masurica mund të përballet me një dënim maksimal prej 55 vitesh heqje lirie, thuhet në njoftim.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush janë aktorët e huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës?
Artikulli tjetër Greqia planifikon të frenojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.