KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ART News: Kryeministri shqiptar lidh kontratë me galerinë prestigjoze të artit në Berlin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ART News: Kryeministri shqiptar lidh kontratë me galerinë prestigjoze të artit në Berlin
AnalizeFokusKryesoreKultureSociale

ART News: Kryeministri shqiptar lidh kontratë me galerinë prestigjoze të artit në Berlin

Përditësimi i fundit: 10 Tetor, 2025 6:56 pm
320 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama mesa duket ka nisur përgatitjet se çfarë do të bëjë pasi të largohet nga politika. Shpesh në intervista të ndryshme, Rama ka deklaruar se viti 2030 do të jetë viti që ai do t’i japë fund politikbërjes.

Ndërkohë që pas politikës, Rama synon që të merret me profesionin e tij të vjetër, artin. Ditën e djeshme galeria prestigjioze “Societe” në Berlin ka njoftuar se tashmë përfaqëson Ramën si artist, duke i hapur atij rrugën drejt ekspozitave ndërkombëtare.

ART News raporton se kjo kontratë shënon një hap të rëndësishëm drejt një rikthimi më të plotë të Ramës në botën e artit. Në fokus të bashkëpunimit me galerinë janë veprat e tij në qeramikë dhe punimet abstrakte mbi letra, shpesh të realizuara mbi dokumente të ricikluara zyrtare.

Artikulli i Plotë:

Galeria Société në Berlin Tashmë Përfaqëson Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej më shumë se një dekade, nuk është aspak i panjohur për botën e artit. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranën e tij të lindjes, ku ka qenë edhe pedagog. Në vitet ’90, ka punuar si artist në Paris, përpara se të rikthehej në Shqipëri në vitin 1998 për të shërbyer si ministër i Kulturës. Në vitin 2000 u zgjodh kryetar bashkie i Tiranës, ndërsa në vitin 2013 u bë kryeministër i vendit.

Megjithatë, njoftimi se galeria e njohur e artit bashkëkohor Société do të përfaqësojë Ramën si artist, ishte një surprizë për shumëkënd, madje edhe për vetë njohësit e artit tek ARTnews! Rama i bashkohet një grupi ndërkombëtar artistësh në përfaqësimin e Société, mes të cilëve Trisha Baga, Lu Yang dhe Petra Cortright.

Vitin e kaluar, galeria Marian Goodman ekspozoi punët e tij në hapësirën e saj në Paris: skulptura qeramike me ngjyra të forta që ngjasojnë me forma të nxjerra nga një shkëmb koralesh, si dhe vepra abstrakte në letër — shumë prej tyre të realizuara mbi faqe kalendarësh — dhe letër-muri artistike.

Një profil i Ramës i publikuar në Financial Times në vitin 2016 përmendte se, gjatë një vizite të Angela Merkel-it, atëherë kancelare e Gjermanisë, gjesti i parë i Ramës ishte ta prezantonte me një grup artistësh bashkëkohorë europianë, të cilët ndodheshin në Tiranë për hapjen e Qendrës për Hapje dhe Dialog. Artikulli i FT është i mbushur me anekdota të këndshme që lidhen me artin: zyra e Ramës është plot me kuti lapsash me ngjyra; letër-muri shumëngjyrëshe e mbuluar me vizatimet e tij të përditshme; dhe ai e mësoi “fuqinë magjike të artit” që në fëmijëri, përmes një rotacioni të shpeshtë të pikturave në kuzhinën e gjyshes së tij.

Në galerinë Société, Rama do të prezantojë më shumë nga punët e tij në qeramikë dhe në letër — shpesh të realizuara gjatë takimeve apo telefonatave, mbi dokumente zyrtare të ricikluara — të cilat ai i ka krijuar përgjatë dekadës së fundit. Galeria ende nuk ka njoftuar një datë për ekspozitën e parë të Ramës.

 

Marrë nga Art News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kongresisti republikan kërkon nga Departamenti i Drejtësisë hetim ndaj rrjetit Soros
Artikulli tjetër Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.