KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Artistët në Universitetin e Arteve pa status: S’u njihen titujt, paralajmërohet bojkot
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Artistët në Universitetin e Arteve pa status: S’u njihen titujt, paralajmërohet bojkot
AktualeAnalizeFokusKryesoreKultureSociale

Artistët në Universitetin e Arteve pa status: S’u njihen titujt, paralajmërohet bojkot

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2026 11:30 am
239 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Pedagogët e Universitetit të Arteve janë në prag bojkoti, duke denoncuar mosnjohjen e titujve dhe statusit të tyre akademik, pavarësisht një vendimi qeveritar që e parashikon këtë njohje mbi bazën e kontributit profesional. Artistët e shohin këtë jo vetëm si problem formal, por prek drejtpërdrejt karrierën, pagesat dhe funksionimin e vetë universitetit.

Tenori me famë botërore Josif Gjipali, i njohur për interpretimet në skena ndërkombëtare nga La Scala deri në Pekin, nuk gëzon statusin e pedagogut në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Arsyeja lidhet pikërisht me moszbatimin e një Vendimi të Këshillit të Ministrave që parashikon njohjen e titujve mbi bazën e meritës dhe kontributit artistik.

Vendimi i miratuar në mars 2021 synonte të përfshinte në mësimdhënie figura me karrierë të spikatur, edhe pa ndjekur domosdoshmërisht rrugën e zakonshme akademike. Ai parashikonte që këta profesionistë të vlerësoheshin nga komisione përkatëse dhe të miratoheshin më pas nga Senati Akademik, duke krijuar një urë mes praktikës artistike dhe sistemit universitar.

Megjithatë, sipas pedagogëve, kjo skemë nuk po zbatohet. Për pasojë, dhjetëra artistë me emër dhe kontribute të çmuara mbeten në pozicione të ulëta akademike, pa njohje të plotë të kontributit të tyre dhe pa përfitime të denja financiare.

“Duke e lënë mënjanë modestinë, por me gjithë atë karrierë që kam unë dhe të jem asistent-lektor, nuk arrij ta kuptoj,” shpreh zhgënjimin e tij Gjipali teksa foli për Citizens.

Problematika prek rreth 50 profesionistë nga fusha të ndryshme të artit dhe ata paralajmërojnë bojkot të mësimit nëse kërkesat nuk adresohen.

Sipas tyre, përveç mungesës së njohjes së titujve, situata është përkeqësuar edhe nga kërkesa kontradiktore për doktoraturë, ndonëse vetë Ministria e Arsimit ka sqaruar se për këtë kategori ajo nuk është e detyrueshme.

“Deri më sot jo vetëm që nuk është bërë asgjë, por na është dërguar edhe një email ku thuhet se doktoratura është e domosdoshme. Ndërkohë, ne i kemi kërkuar Ministrisë sqarim dhe vetë ajo na ka konfirmuar se për ne doktoratura dhe titujt nuk janë të detyrueshëm,” shpjegon Gjipali.

Sipas tij, edhe procedura e miratimit të titujve, e përmbyllur në vitin 2024, është shoqëruar me kufizime të reja. Një prej tyre ndalon përfituesit të aplikojnë për pozicione drejtuese si dekan apo drejtor, çka, sipas grupit të pedagogëve, bie ndesh me vetë logjikën e njohjes së meritës.

“Ti më trajton si të veçantë për karrierën e spikatur dhe nuk qenkam unë i zoti të konkurroj për dekan?” vijoi me pyetje retorike tenori Gjipali, sipas të cilit kjo ngjan me një mënyrë për të mbajtur “status-quo”-në.

Përtej statusit formal, çështja ka edhe ndikim ekonomik. Gjipali thotë se pagesat e tyre janë të krahasueshme me ato të arsimit parauniversitar si Liceu Artistik, ndërsa artistë të institucioneve si Teatri i Operës apo Orkestra e Radio-Televizionit përfitojnë paga dukshëm më të larta, megjithëse formohen në këtë universitet.

Kauza është mbështetur edhe nga pedagogë të tjerë të Universitetit të Arteve, përfshirë ata që aktualisht e gëzojnë statusin akademik. Ata paralajmërojnë se moszbatimi i vendimeve po cenon jo vetëm të drejtat individuale, por edhe funksionimin institucional.

“Çdo vendim që merr parlamenti i universitetit, senati, duhet të zbatohet. Nëse ky vendim nuk zbatohet, prishet procesi i titujve, i akreditimit dhe i programeve. Është një emergjencë brenda universitetit,” u shpreh pedagogu dhe kuratori Ardian Isufi.

Çështja është marrë në shqyrtim edhe nga Sindikata e Pedagogëve, e cila kërkon ndërhyrje nga Ministria për të zgjidhur ngërçin. Sipas saj, mungesa e një zgjidhjeje rrezikon të thellojë krizën në promovimin akademik dhe të minojë standardet e sistemit universitar në art.

“Kërkojmë zgjidhjen e ngërçit nga instancat përkatëse për çështjen e promovimit akademik të personelit, qoftë brenda dhe jashtë universitetit, me ndërhyrjen e Ministrisë,” deklaron Sandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Pedagogëve.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hapet tenderi 1.4 milionë euro, a është paracaktuar fituesi (firma ‘Fusha’) që do mirëmbajë sheshin “Skëndërbej”?!
Artikulli tjetër “Big Brother” para zgjedhjeve, një eksperiment i veçantë danez

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.