KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Big Brother” para zgjedhjeve, një eksperiment i veçantë danez
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Big Brother” para zgjedhjeve, një eksperiment i veçantë danez
AktualeAnalizeBotaFokusPolitike

“Big Brother” para zgjedhjeve, një eksperiment i veçantë danez

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2026 11:35 am
108 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në Danimarkë u transmetua një reality show krejtësisht i veçantë, protagonistë të të cilit ishin udhëheqësit e partive politike. Ata kaluan 24 orë së bashku, të izoluar nga telefonat celularë dhe pa praninë e këshilltarëve të tyre, duke u kthyer në kryetemën e diskutimeve publike në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

Ky format televiziv eksperimental, ku krerët e partive daneze bashkëjetuan për një ditë të plotë, zgoi  interes të madh përpara votimeve. Programi titullohen Højskolen, një emër që i referohet shkollave të larta popullore për të rritur, të cilat janë një element unik i sistemit arsimor danez.

Emisioni ishte i ndarë në katër episode, ku i fundit u transmetua të dielën në kanalin publik TV 2. Serioziteti i këtij formati u konfirmua nga pjesëmarrja e liderëve të të 12 partive që kanë ulëse në parlament, përfshirë këtu edhe kryeministren Mette Frederiksen.

Ndonëse është hera e parë që një format i tillë realizohet në Danimarkë, ai bazohet në një ide të krijuar në Belgjikë në vitin 2024, me titullin “Konklava” (Het Conclaaf).

Rregullat janë të prera: politikanët nuk lejohen të mbajnë telefona inteligjentë dhe nuk mund të shoqërohen nga “spin doctor-ët” (këshilltarët e tyre të komunikimit). Qëllimi kryesor është nxitja e spontanitetit në ndërveprimet e tyre, edhe pse brenda një mjedisi të kontrolluar televiziv.

Shfaqja, e cila zhvillohet në ambientet e një shkolle për të rritur, u xhirua në fund të shkurtit, pak para se të shpalleshin zgjedhjet. Megjithatë, ritmi i episodeve dhe ndjesia e risisë që solli, i dhanë një energji të re fushatës zgjedhore.

Më shumë sesa për deklaratat politike – të cilat mbetën besnike ndaj programeve të tyre partiake – për Højskolen u fol për veprimet e tyre të përditshme. Për shembull, shikuesit i panë udhëheqësit duke kënduar në kor, duke ngrënë apo duke kaluar kohë së bashku.

Ata madje uleshin në çifte në një lloj “rrëfimi”, ku diskutonin hapur për çështje që zakonisht i ndajnë partitë e tyre. Një nga momentet që bëri më shumë bujë ishte debati në tryezë mbi recetën e “spagetit bolonje” midis kryeministres Frederiksen dhe udhëheqësit populist të krahut të djathtë, Morten Messerschmidt.

Ky diskutim mbartte një nëntekst të fortë politik. Në fushatën e kaluar, Frederiksen (nga Social Demokratët) kishte premtuar se çdo familje do të ishte në gjendje të përballonte një pjatë spageti, si referencë ndaj kontrollit të inflacionit.

Ndërkohë Messerschmidt e shfrytëzoi rastin për ta thumbuar, duke i kujtuar se ajo nuk ia kishte dalë ta mbantë këtë premtim. Ky format synon të projektojë një imazh harmonie institucionale mes udhëheqësve.

Në fakt, politika daneze muajt e fundit është karakterizuar nga një lloj uniteti kombëtar, i nxitur edhe nga kërcënimet e Donald Trump për të “pushtuar” Grenlandën (pjesë e Mbretërisë së Danimarkës),  kundërshtuar ashpër nga mbarë popullsia.

Kryeministrja Frederiksen i shpalli zgjedhjet shtatë muaj para përfundimit të mandatit, pikërisht për të përfituar nga kjo frymë uniteti dhe rritja e konsensusit që rrodhi prej saj. Partia e saj, Social Demokratët, udhëheq qartë në sondazhe me rreth 20 për qind të votave, duke kryesuar një koalicion të larmishëm me partinë konservatore Venstre dhe të Moderuarit e qendrës. 

 

Marrë nga Tesheshi.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Artistët në Universitetin e Arteve pa status: S’u njihen titujt, paralajmërohet bojkot
Artikulli tjetër Pensionistët padisin Qeverinë në Kushtetuese

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.