KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Botohet në Tiranë libri “Martin Camaj, përndjekja dhe liria”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Botohet në Tiranë libri “Martin Camaj, përndjekja dhe liria”
AktualeKulture

Botohet në Tiranë libri “Martin Camaj, përndjekja dhe liria”

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2024 7:25 am
236 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një libër mbi jetën e poetit dhe gjuhëtarit të shquar shqiptar Martin Camaj nën përndjekjen e pandërprerë të Sigurimit famëkeq të Shtetit gjatë diktaturës komuniste publikua në Tiranë gjatë një tubimi, ku morën pjesë studiues e veprimtarë nga Kosova dhe Shqipëria. Libri “Martin Camaj – Përndjekja dhe Liria” përfshin një dokumentacion të gjerë të kësaj përndjekje në Evropë dhe në SHBA, ndërsa autori i njohur krijonte një seri veprash poetike dhe albanologjike me vlera të rralla për kulturën shqipe.

Vera, mbesa e poetit dhe gjuhëtarit të njohur shqiptar Martin Camaj, përgatiti librin mbi jetën e tij të përgjuar brenda dhe jashtë vendit nga Sigurimi famëkeq i Shtetit.

Libri “Martin Camaj, përndjekja dhe liria”, mbështetet kryesisht në dokumentacionin e marrë prej Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, ku pasqyrohet përndjekja e tij prej një seri anëtarësh të shërbimit të fshehtë në Evropë dhe në SHBA, teksa profesori lëvizte për veprimtaritë shkencore në shumë vende.

Studiuesi i njohur nga Kosova, prof.dr. Isak Shema, tha në tubim se e ka njohur autorin Martin Camaj në vitet 60 të shekullit të kaluar, dhe se ka studiuar në detaje konceptet letrare, shkencore e krijuese të tij, në një periudhë jashtëzakonisht të rëndë për shqiptarët e Kosovës.

Ai vlerësoi Camajn si një shkrimtar, poet e gjuhëtar i shqipes me një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe shkencave albanologjike, i cili ishte përfshirë në gjithë programet shkollore e studimore të Kosovës.

“Ne e nderojmë përjetësisht Martin Camajn. Kemi për të vlerësimin e lartë shkencor e kulturor, për këtë njeri të shquar, i cili mbetet si një ndër ikonat e letërsisë shqipe si dhe të gjuhësisë shqiptare, veçanërisht sa i takon aspekteve të qytetërimit shqiptar”, tha zoti Shema.

Martin Camaj është një nga autorët me më shumë ndikim në kulturën shqipe dhe qarqet artistike në Kosovë, i studiuar dhe botuar rregullisht atje, teksa i botoi poezitë e para në revistën “Jeta e Re”, dhe vëllimet e tij poetike ishin ndër librat e parë me poezi në shqip të publikuar në Prishtinë.

Por ndryshe nga Kosova, krijimtaria e Martin Camajt ishte rreptësisht e ndaluar në Shqipëri. Studiuesi i njohur akademik Gjovalin Shkurtaj kujton takimet e pakta me prof. Camajn jashtë Shqipërisë dhe vlerëson krijimtarinë e tij letrare si dhe studimet gjuhësore albanologjike mbi arbëreshët e Italisë.

“Martini është i lidhur shumë ngushtë me tokën shqiptare dhe me arbëreshët e Italisë. Prania e Martin Camajt te revista “Shejzat” bashkë me Ernest Koliqin si dhe me atë yjësi njerëzish në emigracion, që punonin për gjuhën shqipe, kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në fushën e gjuhësisë dhe albanologjisë”, tha zoti Shkurtaj.

Krahas krijimtarisë letrare, poeti Martin Camaj ishte po ashtu edhe një gjuhëtar i shquar, ndonëse i mohuar në atdhe, ndonëse drejtoi katedrën e albanologjike në Universitetin e Mynihut, ku krahas studimeve të tij, përgatiti edhe një grup të gjerë studiuesisht të rinj të pasionuar pas albanologjisë.

Drejtuesi i shtëpisë botuese Nacional dhe studiuesi Mujo Buçpapaj, tha se Martin Camaj ishte njëri prej autorëve më të shquar të shqipes jashtë vendit, që diktatura i përndiqte dhe veprat e tyre i kishte ndaluar të qarkullonin, ndërsa brenda Shqipërisë vrau dhe burgosi dhjetëra shkrimtarë.

“Gjatë viteve 1945-48 dramaturgu Ndre Zadeja, poeti Lazër Shantoja, poeti Bernardin Palaj, romancieri Anton Harapi dhe publicisti Gjon Shllaku u ekzekutuan. Poeti Vincens Prennushi vdiq në burg pas torturash të rënda, ashtu si dhe botuesi e prozatori Dom Ndoc Nikaj. Ndër intelektualët që u ekzekutuan ishte botuesi arbëresh terenc Toçi, botuesi Nebil Çika, shkrimtari baba Ali Tomori dhe poeti Manush Peshkëpia”, theksoi zoti Buçpapaj një pjesë nga fondi i gjerë i artistëve dhe dijetarëve të dënuar nga diktatura komuniste.

Në dokumentet e përfshira në libër pasqyrohet edhe veprimtaria shoqërore e poetit e gjuhëtarit Martin Camaj në Evropë dhe SHBA, e raportuar me shkrim nga përndjekësit e tij, informatorë të shërbimit të fshehtë, mbi takimet e shumta si dhe intervistat publike të tij në Zërin e Amerikës në vitet 80.

Libri botohet në 99 vjetori e lindjes së poetit Martin Camaj dhe në 32 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta dhe synon të hedhë dritë mbi përndjekjen çnjerëzore të diktaturës komuniste ndaj emigracionit politik jashtë Shqipërisë.

 

Marrë nga Zëri i Amerikës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbërrijnë emrigrantët e parë, anija “Libra” ankorohet në portin e Shëngjinit
Artikulli tjetër Avokatët e Sean ‘Diddy’ Combs i kërkojnë gjykatësit, të publikojë identitetet e akuzuesve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Saksonët
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.