Nënkryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Gëzim Podgorica dhe anëtari Genc Përmeti kanë dhënë dorëheqjen.
Podgorica dhe Përmeti kanë depozituar këtë të enjten dorëheqjen e tyre nga Këshillit Drejtues në RTSH.
Kjo lëvizje e tyre ka ardhur pas evidentimit të paligjshmërisë dhe mungesës së transparencës në garën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Më 3 shkurt Këshilli Drejtues i RTSH, bashkë me anëtarët dhe kryetarin dolën para Komisionit të Medias ku dhe rrëfyen e “nxorën të palarat” e asaj çfarë ndodh brenda mureve të atij institucioni.
Anëtarët pranuan gabimet e tyre në procesin e për zgjedhjen e kreut të RTSH-së, teksa më tek kreu i Këshillit Drejtues, Leka Bungo vuri në dukje të gjitha mangësitë e rrënjosura thellë në strukturat e Radio Televizionit Shqiptar, duke filluar nga mungesa e transparencës dhe deri te kundërshtimi i asaj çfarë ligji e parashikon dhe e thotë qartë.
Bungo u shpreh se qysh më herët, zgjedhja e Aurora Polos si zv. drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar ka qenë në kundërshtim me ligjin, pasi ajo nuk plotëson dy kriteret bazë që një drejtues duhet të ketë.
“Kjo paligjshmëri ka filluar shumë muaj më parë me të njëjtin personazh e cila e propozuar nga Alfred Peza si zv. drejtoreshë për arsye të kundërshtimit të të njëjtin ligj nuk duhej zgjedhur zv. drejtoreshë.
Unë e kam refuzuar e kam deklaruar, megjithatë me shumicë votash në këshillin drejtues ajo u zgjodh zv, drejtoreshë e përgjithshme. Ligji që e pengonte është i njëjti ligj që vijon ta pengojë.
Pra, është një nen në statut i cili thotë “Zv. drejtori, drejtori dhe drejtuesit e njësive administrative të RTSH duhet të kenë të njëjtin suport ligjor, pra duhet të jenë mbi 10 vjet punë dhe jo më pak se 5 vjet në median e shkruar dhe audiovizive.”
Në rregulloren e RTSH është dhe një pikë tjetër që ata që konkurrojnë paraqesin platforma për poste të tilla duhet të kenë diploma të licensuara të profilit të tyre. Në rastin konkret është e shkelur edhe kjo”, teksa më tej ka theksuar se paçka kundërshtimit të tij, anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së me shumicë votash e zgjodhën sërish Polon, duke e kualifikuar në fazën tjetër të garës për kreun e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Më 30 janar, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar anuloi vendimin e marrë ditë më parë për skualifikimin nga gara të tetë nga dhjetë kandidatëve të cilët kishin aplikuar për kreun e RTSH-së.
Ky vendim erdhi pas “ultimatumit” të vendosur nga Komisioni i Medias. Në një mbledhje të zhvilluar të enjten që lamë pas, Këshilli Drejtues i RTSH-së, nën drejtimin e zv.kryetarit Gëzim Podogrica, u mor vendimi me nëntë vota pro për rikthimin në garë të tetë kandidatëve të cilët padrejtësisht u lanë jashtë.
Kujtojmë se ditë më parë, Këshilli Drejtues skualifikoi nga gara disa prej kandidatëve që kishin konkurruar, duke lënë të vazhdonin garën dy kandidatura, gazetari i Shkodrës Jetmir Shpuza dhe drejtoresha e komanduar e TVSH Aurora Polo.
Njerëz të njohur e të vlerësuar në botën e medias shprehën interesin e tyre për postin e kreut të RTSH-së, mirëpo përmes një votimi në Këshillin Drejtues, emra si Eni Vasili, Harilla Koçi , Floriana Paskali, Enrik Mehmeti, Ermal Hoxha , Klinton Rama, Flamur Buçpapaj dhe Laureta Roshi u skualifikuan.
Ky votim i cili u kritikua për mosrespektim të procedurave dhe sidomos për kriterin e vjetërsisë të punës solli dhe reagimin e menjëhershëm të socialistëve dhe demokratëve.
Si rrallë herë ata u bënë bashkë në Komisionin e Medias dhe ranë dakord që t’i kërkonin Këshillit Drejtues ndërprerjen e procesit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Marrë nga Newsbomb.al