Aktori fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman, 95 vjeç, dhe gruaja e tij Betsy Arakawa, 63, një pianiste e njohur, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico. Sipas raportimeve vendase çifti vdiq së bashku me qenin e tyre.
Zyra e Sherifit të Santa Fe deklaroi se ata nuk besojnë se nuk kemi të bëjmë me një krim – edhe pse shkaku i vdekjes nuk është publikuar ende. Hetimi është në vazhdim.
Hackman ishte një nga interpretuesit më të respektuar dhe më të nderuar të industrisë, së bashku me bashkëkohësit e tij si Robert De Niro, Al Pacino dhe Dustin Hoffman.
Ai fitoi një Oscar për aktorin më të mirë në filmin aksion të William Friedkin të vitit 1971, The French Connection, në të cilin luajti Jimmy “Popeye” Doyle. Ai fitoi një Oscar të dytë për aktorin më të mirë në rol dytësor në filmin Western, Unforgiven të Clint Eastwood të vitit 1992, për rolin e Little Bill Daggett.