KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lini shpallet ‘Ansambël Arkitektonik Urban’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Lini shpallet ‘Ansambël Arkitektonik Urban’
AktualeAnalizeKryesoreKultureSociale

Lini shpallet ‘Ansambël Arkitektonik Urban’

Përditësimi i fundit: 2 Nëntor, 2025 11:36 am
400 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Fshati piktoresk i Linit në Pogradec ka marrë zyrtarisht statusin “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u bërë pjesë e zonës shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky status i ri i jep fshatit mbrojtje të plotë ligjore, duke garantuar ruajtjen e identitetit të tij unik kulturor e arkitektonik.

Përgjegjësja e Muzeut të Pogradecit, arkeologia Froseda Angjellari Tola, shpjegon se deri më tani Lini gëzonte një mbrojtje të përgjithshme si zonë UNESCO, por brenda fshatit mungonte një instrument ligjor që të siguronte mbrojtjen e të gjitha banesave dhe elementeve tradicionale. “Statusi i Ansamblit Arkitektonik i jep fund çdo lloj justifikimi për ndërtime që nuk respektojnë kulturën, traditat dhe arkitekturën e zonës”, thekson ajo.

Banesat karakteristike të Linit datojnë që në shekujt XVIII–XIX. Ato janë kryesisht ndërtime me gurë dhe një pjesë e mirë dallohen për ballkonet e katit të dytë, dikur të përdorura për tharjen e zahireve, peshkut apo për bisedat tradicionale familjare, një element arkitektonik e kulturor që nuk gjendet në fshatrat e tjerë përgjatë bregut të liqenit. Autenticiteti i këtyre banesave ka qenë një ndër arsyet kryesore që e futën Linin në listën e UNESCO-s.

Ndërkohë, zbulimet e fundit arkeologjike në zonën e Boqezës, shumë pranë Linit, kanë shtuar edhe më shumë vlerën e kësaj treve. Siti nënujore i palafiteve është shpallur zonë e mbrojtur arkeologjike me vendim të qeverisë shqiptare në dhjetor 2024. Gërmimet pritet të vazhdojnë edhe disa vite, ndërsa në përfundim zona pritet të muzealizohet  qoftë përmes ngritjes së një muzeu, qoftë përmes rindërtimit shkencor të një palafiti të kohëve të lashta. E gjithë kjo synon ta kthejë sitin në një atraksion të rëndësishëm për vizitorët që duan të njihen nga afër me historinë e banesave prehistorike mbi ujë.

Fshati i Linit, me rrugicat e tij të gurta, peizazhin e mbresëlënës të liqenit të Ohrit dhe arkitekturën e përthithur nga tradita e shekujve, mbetet një nga destinacionet më të bukura të Shqipërisë,një hapësirë ku natyra, trashëgimia dhe komuniteti bashkëjetojnë në harmoni të plotë.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kompanitë gjermane i paguajnë Rusisë 1.72 miliardë euro taksa
Artikulli tjetër Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter
Aktuale Analize Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.