KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ministria e Jashtme publikon dokumentin e anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO, më 1958
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ministria e Jashtme publikon dokumentin e anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO, më 1958
AktualeKulture

Ministria e Jashtme publikon dokumentin e anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO, më 1958

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2024 10:20 am
328 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Më 16 tetor Shqipëria kujtoi 66 vjetorin e anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Ky 66-vjetor e gjen vendin tonë teksa ka bërë progres dhe ka ndërmarrë iniciativa të rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, avancimin e arsimit, promovimin e shkencës dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

E në këtë ditëlindje të 66-të të vendit tonë në UNESCO Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka publikuar dokumentin sekret të nënshkruar më 1958, në ditën kur vendi jonë u bë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën

“Më 16 tetor, i dërguari i jashtëzakonshëm dhe Ministri fuqiplotë i Republikës Popullore të Shqipërisë, Dhimitër Lamani, në emër të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë nënshkroi në Londër Aktin themelonjës t’Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsimin, shkencën dhe kulturës dhe dorëzoi pranë Qeverisë së Britanisë së Madhe që është depozitare e statutit të kësaj organizate, instrumentin me anën e të cilit Shqipëria pranon këtë statut. Që prej kësaj date vendi ynë konsiderohet anëtar i kësaj organizate”, shkruhet ndër të tjera në dokumentin e përpiluar dhe nënshkruar 66 vite më parë.

“Sot shënohet 66- vjetori i  anëtarësimit të Shqipërisë @UNESCO ! Gjatë viteve, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, avancimin e arsimit, promovimin e shkencës dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Së bashku, ne vazhdojmë të ruajmë dhe kremtojmë vlerat e përbashkëta të njerëzimit”, thuhet në postimin e Ministrisë së Jashtme krah shifrimit.

Ky 66-vjetor e gjen vendin tonë në listën e trashëgimisë botërore të kësaj organizate ku bëjnë pjesë 9 pasuri, ku bëjnë pjesë: Butrinti, për peizazhin e larmishëm dhe artefaktet e kulturës greko-romake; qyteti i një mbi një dritareve, Berati, për hir të vlerave arkitekturore; qyteti i gurtë i Gjirokastrës. Këto janë qendra historike të trashëgimisë së përbotshme të UNESCO-s, ku figurojnë gjithashtu edhe Liqeni i Ohrit si dhe Pyjet e Lashta të Ahut (Rrajca dhe Lumi i Gashit). Në listën e trashëgimisë botërore janë të përfshira gjithashtu edhe isopolifonia shqiptare, xhubleta, Kodiku i Purpurt i Beratit dhe transhumanca, siç njihet ndryshe tradita e shtegtimit të bagëtive.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion

Vjedhja e Postës Durrës, si “Big Brother”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministri i Brendshëm paralajmëron për kallëzim penal ndaj deputetëve të PD-së
Artikulli tjetër “Dosja 49”, dështon SPAK-u, GJKKO shpall 11 të pafajshëm dhe i nxjerr nga burgu, pas 3 vitesh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.