KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Muzeu arkeologjik i Durrësit rihap dyert me kufizime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Muzeu arkeologjik i Durrësit rihap dyert me kufizime
AnalizeKryesoreKultureOpinionSociale

Muzeu arkeologjik i Durrësit rihap dyert me kufizime

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2026 11:53 am
133 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Pas disa ditësh pushimi në Sarandë, turistët italianë Michele dhe Valentina Merlini erdhën në Durrës për të vizituar muzeun arkeologjik më të madh të vendit, por e gjetën atë të kyçur.

“Ne kishim informacion se muzeu i Durrësit mbyllej në orën 19.00, por mësuam se orari ditor përfundonte në orën 15.00.  Ai mbetej i mbyllur edhe ditët e shtunë dhe e djelë,” tha e zhgënjyer Valentina.

Restaurimi dhe zgjerimi me eksponate të tjera i muzeut arkeologjik kërkon rritjen e numrit të personelit për të gjithë Qendrën Muzeore, ku bëjnë pjesë edhe Amfiteatri antik, Torra veneciane, Forumi rrethor dhe Hamami mesjetar. Drejtori i Qendrës Muzeore, Alban Ramohitaj i tha BIRN se janë në pritje të miratimit të një organike të re nga Ministria e Kulturës.

Sipas Ramohitajt, organika e re përfshin 33 punonjës, ose dyfishin e personelit të tanishëm. “Kjo do të mundësojë jo vetëm respektimin e orareve në të gjithë sistemin muzeor, por edhe guidën e specializuar në të gjithë monumentet,” theksoi ai.

Po ashtu do të aplikohen edhe biletat me pagesë për të gjithë vizitorët, ndërsa që nga përurimi i fundit në muze, vizitat kanë qenë falas.

Vizitorët e hershëm të muzeut mbetën të habitur nga shiriti i vendosur në shkallaren që të çon në katin e dytë, ku janë vendosurr për herë të parë artefaktet e periudhës mesjetare, duke filluar nga shekulli i V-të i erës sonë.

Ata janë mjaft të interesuar të njohin elementët e zhvillimit  të qytetit në një periudhë historike 10-shekullore. Ekspozimi i tyre ishte tentuar edhe herë të tjera gjatë 25 viteve të fundit, por nuk ishte realizuar asnjëherë.

“Po, është e vërtetë. Kati i dytë me elementë nga periudha mesjetare hapet për herë të parë që nga viti 2001, kur eksponatet u vendosën në godinën e re të muzeut arkeologjik,” shpjegoi Ramohitaj.

Sipas tij, këto ditë përfundon procesi i marrjes në dorëzim të të gjitha materialeve të ekspozuara në katin e dytë, çka i hap rrugë vizitave të turistëve vendas dhe të huaj në mjediset ku paraqitet zhvillimi i qytetit në periudhën mesjetare.

E njëjta praktikë do të zhvillohet edhe në katin e parë për materialet e antikitetit, por do të jetë më i shkurtër në kohë, pasi një pjesë e tyre ishin ekspozuar edhe më parë.

Rikthimi i mozaikut të shekullit 4-3 para erës sonë, i njohur si “Bukuroshja e Durrësit”, u prit mjaft mirë nga qytetarët durrsakë dhe jo vetëm, por instalimi i tij ende nuk ka filluar.

Specialistët Agron Islami dhe Viktor Dhimgjini e kanë transferuar mozaikun e mirënjohur në vitin 1982 nga vendi i zbulimit në eksponatet e Muzeut historik kombëtar në Tiranë.

“Tashmë e risollëm në qytetin ku u zbulua 110 vjet më pare,” tha arkitekti Viktor Dhimgjini. “Ne po përgatitemi që ai të vendoset në hapësirën më të rëndësishme të muzeut arkeologjik, dhe që të shihet edhe nga lart, nga ballkonet e katit të dytë,” shtoi ai.

Dhimgjini shpjegoi gjithashtu se tashmë presin miratimin e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë, për t’i instaluar 14 pjesët e mozaikut së bashku në hyrjen e muzeut kombëtar të arkeologjisë. Ndërkohë, pas restaurimit dyert e muzeut janë rihapur për koncertet e instrumentistëve shqiptarë dhe të huaj.

Nevila Kalaja tha për BIRN se festivali i organizuar prej saj rikthehet në mjediset e muzeut, pas një ndërprerjeje 3 vjeçare, aq sa zgjati restaurimi. Instrumentistët dhe sopranoja e kuartetit “Arola” përuruan edicionin e 21-të të Festivalit ndërkombëtar të muzikës së Dhomës.

Deri më 12 korrik në mjediset e muzeut arkeologjik të Durrësit dhe ato të bregdetit do të interpretojnë edhe gjashtë komplekse instrumentale, duke i shërbyer gjithashtu edhe njohjes së të rejave në muzeun e saporestauruar.

“Artistët dhe shikuesit ndjehen shumë mirë në sallonet e muzeut arkeologjik dhe kombinimi i muzikës së dhomës me artefaktet arkeologjike është i mrekullueshëm,” përfundoi Kalaja.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çfarë fshihet pas fluturimit të tre besnikëve të Vuçiçit?

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përplasje me armë zjarri në Gjermani, humbin jetën dy persona
Artikulli tjetër Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.