KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga sot nis procesi për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nga sot nis procesi për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH
AktualeKomentKryesoreKultureSociale

Nga sot nis procesi për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2025 1:47 pm
402 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Është mbajtur sot mbledhja e Komisionit të Medias, ku me votë unanime është vendosur që të nisë nga sot procesi për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH.

Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa ka propozuar që duke nisur që nga dita e nesërme të zhvillohen dëgjesa individuale me të nëntë anëtarë.

“Që nga sot nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, ku 8 janë anëtarë dhe 1 është kryetari i Këshillit Drejtues. Propozoj që nesër të bëjmë dëgjesa me 9 anëtarët, secili me kohën e vet, duke parashikuar një kohë prej 20 minutash për secilin për të mbaruar dëgjesat”, tha Zhupa.

Sipas saj, anëtarët e Këshillit drejtues të RTSH ishin të painformuar, por nuk i shpëton mosdija nga shkelja e ligjit.

 

 

Kujtojmë se pas skandalit me procesin për zgjedhjen e Drejtorit të ri të RTSH, kanë dhënë dorëheqjen 2 anëtarë të Këshillit Drejtues, Gëzim Podgorica, njëherazi nënkryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar dhe Genc Përmeti.

Pas 2 dorëheqjeve të njëpasnjëshme, Këshilli Drejtues i RTSH ngeli me 9 anëtarë, nga 11 që ka në total.

Aktualisht, procesi për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së është pezulluar, pas thirrjes së të dy palëve të politikës. Në garë për drejtorin e ri të RTSH ishin gjithsej 10 kandidatë.

Pesë prej tyre u përjashtuan fillimisht nga Këshilli Drejtues për mungesë dokumentacioni, më konkretisht: Laureta Roshi, Florina Paskali, Flamur Buçpapaj, Harilla Koçi dhe Enrik Mehmeti.

Ndërkohë, në një mbledhje pa transparencë dhe në shkelje të ligjit, Këshilli Drejtues skualifikoi nga gara me “votim të fshehtë” dhe tre kandidatët e tjerë Eni Vasilin, Kliton Ramën dhe Ermal Hoxhën, duke kaluar në fazën e dëgjimit për të shpalosur platformat vetëm të Aurora Polos dhe Jetmir Shpuzës.

Këshilli Drejtues është akuzuar se po manipulon procesin dhe po shkel ligjin për të zgjedhur në krye të RTSH-së, Aurora Polon, edhe pse ajo nuk plotëson kriterin bazë, për shkak se është inxhiniere në profesion dhe jo gazetare.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm The Guardian: Serbia e Shqipëria lënë prapa ndeshjen e “dronit”, por tensionet mbesin
Artikulli tjetër Minoriteti grek te partia MEGA me dy kryetarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.