KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament
AnalizeFokusKomentKryesoreKultureZhvillim

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2026 11:05 am
84 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama e ka thelluar më shumë skandalin e pagesës 4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, që ia dhuroi këngëtarit Kanye West, si rimbursim për dështimin e shitjes së biletave të koncertit të tij në Tiranë, ngaqë shqiptarët e refuzuan pjesëmarrjen.

Skandali filloi me shkeljen e rëndë të nenit 101 të Kushtetutës, duke i akorduar 4 miliardë lekë nga fondi rezervë i emergjencave, të cilat përdoren vetëm në raste fatkeqësish natyrore, epidemish shëndetësore e krizash të pashmangshme ekonomike.

Ndërsa koncerti i këngëtarit Kanye West, i padëshiruar në të gjitha vendet e BE-së, nuk është çështje emergjence, por është biznes privat dhe propagandë për pushtetin personal të Edi Ramës.

Kryeministri Edi Rama e ka thelluar më tepër skandalin me këtë zhvatje që i ka bërë taksave të shqiptarëve në maskën e një koncerti klientelist, duke futur në fuqi zbatimin e pagesës për koncertin e Kanye West.

Një ditë pasi e ka firmosur, ai e ka publikuar Aktin Normativ Nr. 3, datë 6 korrik 2026, në Fletoren Zyrtare Nr. 146, datë 7 korrik 2026, me përcaktimin: “Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”.

Por neni 101 i Kushtetutës detyron këto procedura që duhen zbatuar nga kryeministri:

Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme.
Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve, nëse nuk është i mbledhur.
Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, nëse nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.
Aktin normativ për 4 miliardë lekë të dhuruara këngëtarit Kanye West, duke i trajtuar si “shpenzime për emergjenca kombëtare”, kryeministri Edi Rama e firmosi më 6 korrik dhe nuk e ka dërguar akoma në Kuvend, por, në shkelje të Kushtetutës, e ka publikuar edhe në Fletoren Zyrtare me hyrje në fuqi pa u miratuar më parë në parlament.

Informacioni i ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda Ministrisë së Financave bën me dije se Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhe, kanë kryer pagesën në llogarinë e këngëtarit pa u miratuar Akti Normativ në parlament, kur ai duhet të futet në zbatim vetëm pasi të miratohet në parlament.

Element tjetër i skandalit me aferën 4 miliardë lekë është në nenin 3 të Aktit Normativ, ku thuhet: “Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit autorizohet të nënshkruajë kontratën me kompaninë e këngëtarit, me qëllim disbursimin e fondit të parashikuar.”

Pagesa e kryer tregon se akti normativ, kontrata dhe pagesa janë bërë me urgjencë brenda 24 orësh, sikur financierët e këngëtarit Kanye West kanë qenë brenda në zyrën e Blendi Gonxhes për t’i marrë me urgjencë miliardat, dhe iu dhanë pa u miratuar në parlament.

Siç kuptohet, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave dhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bashkë me deputetët e PS-së në rresht, kanë marrë urdhër nga Edi Rama për ta miratuar “pas pilafit” këtë akt vjedhjeje, të zbatuar paraprakisht në shkelje të Kushtetutës.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë
Artikulli tjetër Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.