KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rinisin gërmimet arkeologjike në fshatin Lin të Pogradecit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Fokus > Rinisin gërmimet arkeologjike në fshatin Lin të Pogradecit
FokusKulture

Rinisin gërmimet arkeologjike në fshatin Lin të Pogradecit

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2024 7:20 am
233 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ka nisur faza vazhduese e punës së ekipit zvicerano-shqiptar për zbulime arkeologjike në sitin parahistorik, në Lin të Pogradecit. Ky projekt i BE-së synon të nxjerrë në pah vlerat arkeologjike që ndodhen në fshatin Lin, me objekte të vjetra që tregojnë se kjo zonë ka rëndësi të jashtëzakonshme. Vendbanimi palafit i zbuluar në këtë fshat, konfirmohet si më i vjetri i kësaj tipogjie arkeologjike në Europë, me moshë rreth 8 mijë vjeçare.

Arkeologu zviceran, Albert Hafner tregon se duan të zbulojnë se si jetonin njerëzit përreth liqenit, duke nxjerrë në pah se ky vendbanim është 6 mijë vite para Krishtit, ndërsa konfirmojnë se ka 2 mijë vjet aktivitet vendbanimi. Ai e konsideron një zbulim të jashtëzakonshëm pasi është më i vjetri në Europë sa i takon vendbanimeve në zonat liqenore.

“Ne duam të zbulojmë si jetonin njerëzit përreth liqenit këtu. Vendbanimi është 8000 vjeçar, pra 6000 vite para Krishtit dhe mund të konfirmojmë tani se kemi 2000 vjet aktivitet vendbanimi këtu në Lin. Kjo tipologji sitesh arkeologjike për zonën e Alpeve është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe janë shumë të pakta vendbanimet nënujore madje ishte i pari që u bë pjesë e listës së trashëgimisë botërore. E njëjta gjë vlen edhe këtu me këtë zbulim ku vlen të themi se vetëm në sitet ku kemi konservimin e drurit mund të aplikohen disa teknika të dendrokronologjisë ndaj këto janë site të rralla. Mund të konfirmojmë tashmë atë që thamë vjet për zbulimin dhe synojmë që të aplikojmë dendrokronologjinë për më shumë detaje. Vendbanimi i zbuluar është më i vjetri në Evropë sa i takon vendbanimeve në zonat liqenore, pra është një zbulim i jashtëzakonshëm”.

Nga studimi i objekteve të shumta që janë gjetur nga kërkimet e ekspeditës së përbashkët mes arkeologëve zviceranë e shqiptarë, u vërtetua hipoteza e një viti më parë e ngritur nga këta të fundit. Tek objektet e ekspozuara në Lin gjendet një shumëllojshmëri objektesh qeramike, si edhe dy unaza kockash, një thikë stralli dhe një skelet njeriu në moshë të re.

Udhëheqësi i ekspeditës, Adrian Anastasi tregon se në këto katër javë kanë përqëndruar në gërmimet në tokë, ndërsa e reja qëndron tek materiali arkeologjik i zbuluar.

“Është vazhdimi i vitit të kaluar. Në këto 4 javë jemi përqëndruar në gërmimet në tokë për arsye se kishim të përcjella dhe gërmimet e vitit të kaluar. E reja qëndron në materialin arkeologjik të zbuluar, në kampionaturat që kemi marrë aty ku kemi pasur dhe synimet tona shkencor. Sigurisht që në këtë projekt duke qënë shumë i detajuar përsa i përket analizave labotarike. Është shpejt në pikëpamjen e të rejave, pasi ne gjithmonë ne marrim rezultatet ose në fund të vitit ose vitin tjetër, por që jemi të kënaqur me ecurinë, me potencialitetin që demostrojnë këto gërmime që bëmë në tokë. Kështu që jemi me shumë optimizëm, i presim këto analiza për të dhëna të reja. Ka qeramikë e cila i pasqyron të rejat e këtij viti, ka objekte arkeologjike siç ishte ajo heshta që ju patë prej strralli. Pra, ka detaje, është gjetja e një pjese të një skeleti të një personi të ri, i cili dhe ai do të studiohet.”

Objektet e zbuluara hedhin dritë mbi anën sociale dhe ekonomike të banorëve të hershëm që kanë jetuar në vendbanimin e fshatit Lin. Bashkëpunimi zvicerano-shqiptar tashmë prej 4 vitesh, nëpërmjet kësaj ekspedite, ka në fokus vendbanimin e Linit, duke shtrirë edhe këtë sezon kërkimet nën ujë për të zbuluar të tjera objekte që do të japin të dhëna mjaft të rëndësishme studimore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Socialistët të vendosur të zvogëlojnë numrin e Bashkive, nuk preken ato minoritare

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Për litiumin, Berlini hidhet në krahët e një autokrati, si Vuçiçi
Artikulli tjetër Biden ndihet i “tradhtuar” nga demokratët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë
Ekonomi Kryesore Opinion Politike Zhvillim 17 Korrik, 2026
Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
Aktuale Ekonomi Koment Kryesore Politike Rajoni 17 Korrik, 2026
Qeveria i fal trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë, për hotele
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Korrik, 2026
Dy kulla miratohen, në mes të Vlorës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.