KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turqi: Heqja e licencës së Radios Açik ngjall indinjatë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Turqi: Heqja e licencës së Radios Açik ngjall indinjatë
AktualeKultureOpinionRajoni

Turqi: Heqja e licencës së Radios Açik ngjall indinjatë

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2024 10:16 pm
233 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në Turqi, dëgjuesit e Radios Açik po protestojnë pasi rregullatorët i hoqën licencën stacionit me qendër në Stamboll. Për gati 30 vjet, kjo radio është përpjekur të kapërcejë ndasitë në vend. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, analistët thonë se masa ndaj saj është pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj medias nga qeveria.

Në lagjen Kadikoy të Stambollit, dëgjuesit protestojnë kundër largimit të të Radios Açik nga valët. Platforma e hapur për ide dhe pluralizëm, thonë ata, i dha stacionit të pavarur një vend të veçantë në peisazhin mediatik të Turqisë.

“Radio Açik është e rëndësishme sepse është një qendër kulturore dhe gjithashtu një mbështetëse e shumë organizatave, shumë OJQ-ve, shumë aktivistëve”, thotë dëgjuesja Elif Unal.

“Nga njëra anë sigurisht që është një tronditje, nga ana tjetër, nuk është e papritur, duke pasur parasysh mënyrën se si po ecën i gjithë vendi. Ka gjithnjë e më pak fjalë të lirë dhe mendoj se ka më shumë shtypje”, thotë dëgjuesi Mete Atature.

Rregullatori i medias i Turqisë, RTUK, ia hoqi licencën stacionit, duke thënë se nuk kishte paguar një gjobë dhe masë pezullimi të mëparshme. Ky urdhër erdhi pasi një i ftuar iu referua vrasjeve të armenëve të vitit 1915 nga sundimtarët e atëhershëm otomanë të Turqisë si gjenocid. RTUK tha se ky koment nxiti urrejtje publike.

Ndërsa radioja po paguante gjobën, ajo nuk ndërpreu transmetimet, duke thënë se po e apelonte vendimin fillestar në gjykatë. Analistët e shohin vendimin e rregullatorit muajin e kaluar si pjesë e një prirjeje më të gjerë.

“Ky vendim është veçanërisht shqetësues përsa i përket eliminimit të pluralizmit mediatik në mënyrën më të thellë dhe dobësimit të zërave të mbetur të pakicave dhe është në vazhdën e një misioni politik për të imponuar një pikëpamje të vetme zyrtare [për] shoqërinë”, thotë Erol Onderoglu, përfaqësues për Turqinë i organizatës “Reporterët pa Kufij”.

Që nga fillimet e saj në vitin 1995, Radioja Açik është përpjekur të kapërcejë ndasitë e thella sociale dhe politike të Turqisë, me vullnetarë që prodhojnë dhe paraqesin programe sociale dhe kulturore që përfaqësojnë larminë e vendit, përfshirë pakicat. Yetvart Danzikyan, drejtuesi i emisionit “Radio Agos”, thotë se stacioni ofroi një platformë për pakicën armene të Turqisë.

“Ne u përpoqëm të sillnim zërat e padëgjuar jo vetëm të komunitetit armen, por edhe të të gjitha pakicave të tjera: komunitetit grek, hebre dhe suriani. Radio Açik është tashmë e hapur për shumë zëra, por ne po përpiqeshim të sillnim zëra edhe më të padëgjuar në programin tonë”, thotë Yetvart Danzikyan, drejtues i emisionit “Radio Agos”.

Shtrirja e gjerë e stacionit ka bërë që dëgjuesit dhe mbështetësit të dalin për të protestuar kundër heqjes së licencës. Partitë kryesore opozitare të Turqisë mbështesin stacionin dhe shumë e shohin këtë veprim si përpjekje e qeverisë për të forcuar më tej kontrollin ndaj medias.

“Më duhet të them se atmosfera e përgjithshme po shkon drejt më shumë represioni në Turqi. Por ne jemi shumë të vendosur të luftojmë dhe kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme nga të gjitha rajonet e vendit”, thotë bashkëthemeluesi i radios, Omer Madra.

Radio Açik po sfidon heqjen e licencës në gjykatë dhe kërkon të vazhdojë të transmetojë në internet. Por edhe një gjë e tillë kërkon licencë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Wolf Theiss”, studio ligjore që shfaqet pas investimeve më të mëdha në Shqipëri

More, po ne ku dreqin jetojmë?

Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora

Një zë potent i muslimanëve në Shqipëri, letër BE-së për Shtetin Bektashi

Aktivistët kthejnë në satirë “Shqipërinë turistike” që promovon qeveria

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Grammy 2025: Lista e nominimeve
Artikulli tjetër A janë të gatshme bizneset shqiptare në veri të Kosovës për produkte serbe?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë
Analize Bota Fokus Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
Ari rus përmbyt Hong Kongun, pas sanksioneve perëndimore
Analize Bota Finance Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Pyjet dhe kullotat mbulojnë 60% të Shqipërisë
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.