KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Udhëtimi epik deri në ekran i kryeveprës së Markesit, “Njëqind vjet vetmi”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Udhëtimi epik deri në ekran i kryeveprës së Markesit, “Njëqind vjet vetmi”
AnalizeKultureSocialeZhvillim

Udhëtimi epik deri në ekran i kryeveprës së Markesit, “Njëqind vjet vetmi”

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 10:04 am
370 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sezoni i parë i serialit televiziv bazuar në kryeveprën e shkrimtarit Gabriel Garsia Markes “Njëqind vjet vetmi”, mund të shihet tashmë në platformën ‘Netflix’. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Verónica Villafañe, ‘Netflix’ po punon aktualisht për sezonin e dytë të serialit, bazuar në kryeveprën e autorit të famshëm kolumbian. Përshtatja e parë në ekran e librit “Njëqind vjet vetmi” është një nga prodhimet më ambicioze të ndërmarra ndonjëherë në Amerikën Latine.

‘Netflix-i’ bashkëpunoi ngushtë me djemtë e shkrimtarit Gabriel Garsia Markes duke i bërë homazh vizionit të tij mbi historinë e familjes Buendía, si dhe qytetin mitik të Makondos. Regjisori është përpjekur të përcjellë mënyrën se si autori ndërthur historinë tragjike të Kolumbisë me realizmin magjik, absurdin dhe humorin.

“Kapja e kësaj esence përmes lëvizjes së kamerës ishte thelbësore, pasi i dha serialit një shkallë, një vlerë dhe nivel prodhimi që vjen nga Amerika dhe Evropa, e që nuk e kishim parë deri sot në Amerikën Latine”, thotë regjisori Alex García López.

Alex García López drejtoi pesë seritë e para, ku eksplorohen jetët e personazheve të munduar nga çmenduria, dashuritë e parealizuara, lufta e bestytnitë.

Gjatë gjithë jetës së tij, Garsia Markes refuzoi ofertat për të përshtatur romanin e tij në një film, pasi besonte se ajo çka kishte rrëfyer nuk mund të përmblidhej në një film prej dy apo katër orësh.

Djali i tij, Rodrigo Garsia, një nga producentët ekzekutivë të serialit, thotë se më në fund kishte ardhur koha.

“Kemi folur mbi mundësinë për të përshtatur ‘Njëqind vjet vetmi’ në një serial ose film që nga viti 1968… Po ndodh tashmë sepse u krijuan kushtet. Po e bëjmë në spanjisht, me shumë episode, duke përdorur burime të konsiderueshme në Kolumbi dhe një ekip të talentuar nga Amerika Latine. Jam i entuziazmuar që më në fund u realizua”, thotë ai.

Për shkak të kompleksitetit të historisë dhe kërkesave të prodhimit, seriali u nda në dy sezone, me nga tetë episode secili. Për regjisorin, puna krah për krah me djalin e Garsia Markesit, gjithashtu regjisor, ishte një përvojë unike dhe frymëzuese.

“Ai na dha bekimin dhe e vetmja gjë që kërkoi ishte që të mos lejonim që pesha e librit të babait të tij të na rëndonte, por të ndiqnim intuitën tonë, ta shijonim atë”, thotë regjisori Alex García López.Për aktorët, hyrja në botën e Makondos është një mundësi e papërsëritshme. Shumë gjetën lidhje personale me personazhet e tyre. Susana Morales luan Ursulën, kur ajo ishte në moshë të re, matriarken e fortë që mban bashkë familjen Buendía, goditur ndër gjenerata nga humbjet e trazirat.

“Úrsula më mësoi se dobësia mund të marrë forma të ndryshme. Ajo është delikate, por mbështjellë nga një mburojë force”, thotë zonja Morales.

Marco González luan José Arcadio Buendíën, themeluesin vizionar të Makondos. Ai thotë se vendosmëria e personazhit të tij rezonon thellësisht me të.

“Do të hidhesha nga një shkëmb dhe do të shkoja deri në fund të botës për të ndjekur atë që më thotë zemra… Ky është një thesar që José Arcadio ndau me mua”, thotë ai.

Seriali ka rezultuar një sukses global dhe sipas Netflix-it ka siguruar më shumë se 54 miliardë dollarë për ekonominë e Kolumbisë.

Puna për serialin e dytë është në vazhdim e sipër, por gjithçka e kryer më parë, nga xhirimet që morën 1 vit tek montazhi e nxjerrja në transmetim, janë një bazë e mirë për ta sjellë atë sa më shpejt në ekran.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Drita jeshile për projektin e Sazanit dhe Shqipëria e re e turizmit, shqetëson Pulian
Artikulli tjetër “Daily Mail”: Rikthehet shqiptari që mbushi Britaninë me emigrantë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter
Aktuale Analize Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.