KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Daily Mail”: Rikthehet shqiptari që mbushi Britaninë me emigrantë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Daily Mail”: Rikthehet shqiptari që mbushi Britaninë me emigrantë
AktualeFokusKryesoreOpinionSociale

“Daily Mail”: Rikthehet shqiptari që mbushi Britaninë me emigrantë

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 10:08 am
208 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

“Daily Mail” shkruan se një bos shqiptar i krimit, i cili kontrabandoi qindra emigrantë në Britani është kthyer sërish fshehurazi në Britaninë e Madhe pasi kreu gjysmën e dënimit me 10 vjet burg në Belgjikë. Sipas shkrimit, Alket Dauti, 36 vjeç, ishte njeriu kyç i një bande të pamëshirshme shqiptare që kontrabandonte emigrantë, përfshirë fëmijë në kamionë frigoriferikë nga Belgjika.

Ai u arrestua në banesën e tij në Penge, Londrën Juglindore, në vitin 2018. Dauti u ekstradua në Belgjikë një vit më pas ku ishte dënuar me 10 vjet në mungesë për drejtimin e operacioneve të kontrabandës së njerëzve.
Në seancën ndaj tij u zbulua se Dauti, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2009, jetonte me një vizë të skaduar në vitin 2018. Atij duhej t’i ndalohej rihyrja për shkak të veprës penale.

Një investigim i Daily Mail zbuloi se ai kreu vetëm 5 vjet të dënimit të tij 10-vjeçar në Belgjikë dhe u deportua në vendin e tij të lindjes. “Por burime në Shqipëri thanë se ai u largua vitin e kaluar drejt Europës. Analiza e llogarive të Dautit në TikTok, Instagram dhe Facebook tregoi se ai ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar të paktën që nga nëntori i kaluar.

Fotot në Facebook e shfaqën atë në Penge ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij përpara arrestimit. Javën e kaluar, Dauti postoi një video në TikTok ku shihet duke drejtuar makinën në atë që duket të jetë një rrugë banimi në Londër. Dy ditë më vonë, ai hoqi videon” – shkruan Daily Mail.

Zyrtarët e Home Office i thanë Daily Mail se nuk kishin të dhëna për hyrjen e Dautit në Britani. Tabloidi britanik shkruan se u përpoq të fliste Dautin në shtëpinë e tij në Pengë, por askush nuk iu përgjigj derës.

“Përfundimisht, ne folëm me të në një numër celular britanik pasi e kontaktuam përmes Facebook Messenger. Dauti tha se jeton në Mbretërinë e Bashkuar “legalisht” që nga qershori i vitit të kaluar. Ai shtoi se fluturoi në aeroportin e Lutonit direkt nga Shqipëria.

I pyetur se si ka arritur të kthehet, Dauti tha: “Jam me letra… Çfarë do të thotë nuk më lejojnë të kthehem? Unë nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar”. Ai kishte deklaruar në Home Office nuk kishte të dhëna për kthimin e tij në Britani dhe “na paralajmëroi që të mos shkonim përsëri nëpër shtëpinë e tij” – thuhet në shkrim.

Dauti u arrestua me kushërinjtë e tij Kujdesi Dauti, 41 vjeç dhe Sabah Zaka, 40 vjeç, në vitin 2018. Dauti dhe Zaka morën 8 vjet burg në Belgjikë në mungesë, por ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar duke luftuar kundër ekstradimit. Sipas Daily Mail, ky grup ngarkonte emigrantët për 13 000 £ për një vend në pjesën e përparme të një kamioni dhe 8 000 £ në pjesën e pasme.

 

Marrë nga Daily Mail

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Udhëtimi epik deri në ekran i kryeveprës së Markesit, “Njëqind vjet vetmi”
Artikulli tjetër Ursula von der Leyen: Europa duhet të riarmatoset

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.