Ivanka Trump, vajza e Donald Trump ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqen tre libra mbi historinë dhe kulturën shqiptare, duke sinjalizuar se po studion më thellë këtë temë. Bashkëshortja e Jared Kushner, i cili po zhvillon projektin turistik në ishullin e Sazanit dhe ka vizituar disa herë Shqipërinë, ka zgjedhur tituj të njohur që lidhen me identitetin dhe historinë e shqiptarëve.
Në listën e saj përfshihen “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers, si edhe romani klasik i Ismail Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Me përshkrimin e shkurtër “Rikërkim!”, Ivanka lë të kuptohet se është duke u informuar më gjerësisht mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Marrë nga Dosja.al