KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Xhaminë e Ballies në Elbasan në top-pesëshen botërore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Xhaminë e Ballies në Elbasan në top-pesëshen botërore
KryesoreKultureOpinionSociale

Xhaminë e Ballies në Elbasan në top-pesëshen botërore

Përditësimi i fundit: 20 Shkurt, 2025 10:28 am
423 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Xhamia e Ballies, e ndërtuar në vitin 1608 në qendër të qytetit të Elbasanit, e rrafshuar nga regjimi komunist dhe e rindërtuar më 2022, është futur në mesin e pesë objekteve më të bukura të kultit në botë, në listën e platformës “ArchDaily”. Me këtë vlerësim, Elbasani dhe Shqipëria bëhen pjesë e hartës globale të arkitekturës fetare, duke treguar se vepra të tilla nuk janë vetëm një shembull i artit dhe kulturës, por edhe një mundësi për të promovuar më shumë turizmin

Xhamia e Ballies në Elbasan është përzgjedhur si një prej pesë objekteve më të bukura të kultit në botë dhe është nominuar për çmimin prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2025” nga “ArchDaily”, një platformë e njohur online në fushën e arkitekturës. Ky vlerësim është një njohje e rëndësishme për arkitekturën bashkëkohore shqiptare, duke e vendosur Elbasanin në hartën globale të arkitekturës, sidomos me objektet e kultit, raportojnë mediat në Shqipëri.

Xhamia e Ballies shquhet për dizajnin e saj inovativ, që ndërthur me mjeshtëri traditën islame me elemente moderne, duke krijuar një hapësirë unike për besimtarët dhe vizitorët. Me këtë vlerësim, Elbasani dhe Shqipëria bëhen pjesë e hartës globale të arkitekturës fetare, duke treguar se vepra të tilla nuk janë vetëm një shembull i artit dhe kulturës, por edhe një mundësi për të promovuar më shumë turizmin dhe vlerat historike dhe kulturore të vendit.

“Është një lajm shumë i mirë që gëzon jo vetëm qytetarët e Elbasanit por të gjithë Shqipërisë. Elbasani është qytet me vlera, ka kalanë, xhaminë dhe kishën. Në veçanti kjo xhamia ku jemi sot na bën të gëzuar. Është xhami e vjetër, në themelet e saj edhe pse u shemb nga regjimi komunist por komuniteti mysliman arriti ta rindërtojë. Xhamia e Ballies ka pasur një ecuri të kahershme, dikush kishte dëshirë ta ndërtonte me atë strukturë, por ramë dakord që të ndërtohet mes klasikes dhe modernes. Shpresojmë që ta vizitojnë sa më shumë turistë, shpresojmë të ketë interes në rritje”, citohet të ketë thënë Agim Duka, myftiu i Elbasanit.

Xhamia e Ballies ishte ndërtuar nga Hasan Balliu në vitin 1608 në qendër të qytetit të Elbasanit. Regjimi komunist më 1967 urdhëroi prishjen e saj. Në vitin 2022 Xhamia e Ballies u ringrit në të njëjtat themele, por shumë më madhështore se e vjetra. Projekti është realizuar nga “Commonsense Studio” dhe elementi më tërheqës i xhamisë është minarja që konkurronte të gjitha të tjerat me modelimin dekorativ origjinal të saj.

Hartuesit e këtij projekti, sipas shpjegimit janë kujdesur që të ndërthurin elemente të arkitekturës moderne me traditën shpirtërore të besimit islam. Dizajn inovativ kombinon mjeshtërisht traditën islame duke krijuar një hapësirë unike dhe frymëzuese.

“Xhamia e Ballies ka pasur në thelb një përqasje arkitektonike për një hapësirë frymëzuese për besimtarët në zhvillimin e marrëdhënies së tyre me Zotin. Koha është një koncept shumë i rëndësishëm në besimin islam dhe kjo ka qenë një nga pikat tona thelbësore në zhvillimin e të gjithë konceptit. Kemi dashur të interpretojmë kohën nëpërmjet disa elementeve të saj si drita që hyn në hapësirën e faljes, si tregues i kalimit të kohës dhe një ftesë për të kuptuar veten në raport me kohën”, citohet të ketë thënë arkitekti Jurtij Hajro. Sipas tij, dimensionin e kohës kanë synuar ta tregojnë edhe në materialet që formësojnë xhaminë.

“Për shembull përdorimi i bakrit i cili me kalimin e kohës kthehet në një material më dinjitoz apo në përdorimin e gurit e drurit, të cilët e ruajnë dinjitetin me kohën dhe kanë jetëgjatësi. Këto koncepte mendoj kanë ndikuar në përzgjedhjen ndër pesë më të mirat në kategorinë e objekteve të kultit”, ka thënë Hajro.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zelensky: Lufta në Ukrainë ka kushtuar 320 miliardë dollarë
Artikulli tjetër Arrestimi i Veliajt, Rama mbledh pasdite, punonjësit e bashkisë në sheshin ‘Skënderbej’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter
Aktuale Analize Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.