KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 17% e gjermanëve ka botëkuptim populist të djathtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 17% e gjermanëve ka botëkuptim populist të djathtë
AnalizeBotaOpinionPolitikeSociale

17% e gjermanëve ka botëkuptim populist të djathtë

Përditësimi i fundit: 8 Shtator, 2026 8:31 am
33 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gati një në pesë gjermanë ka botëkuptim dhe pikëpamje tipike të populizmit të djathtë. Ky është përfundimi i një ankete përfaqësuese të kryer nga instituti i sondazheve Forsa për studimin “Monitori i Demokracisë”, që publikohet çdo vit nga Universiteti Hohenheim në Shtutgart.

Sipas Frank Brettschneider, profesor i komunikimit dhe i shkencave politike, i cili koordinon studimin, populistët e djathtë mbështeten vazhdimisht në të njëjtën skemë argumentimi: ata pretendojnë se ekziston një “vullnet i njësuar i popullit”, i cili pengohet ose shtypet nga forca të brendshme dhe të jashtme. Si forca të brendshme paraqiten shpesh elitat politike dhe mediat, ndërsa si kundërshtarë të jashtëm përmenden Bashkimi Evropian, globalizimi dhe islami. Sipas tij këto narrativa shpesh ndërthuren edhe me teori konspirative.

Sipas Brettschneider 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë. “Tetë për qind e të anketuarve shfaqin një nivel shumë të lartë populizmi, ndërsa nëntë për qind një nivel të lartë”, tha ai. Kjo përqindje mbetet në të njëjtin nivel si në vitet 2025 dhe 2024. Por studimi konstaton se është rritur numri i personave që ndodhen në prag të përqafimit të një botëkuptimi populist.

Mbështetje për teoritë konspirative

Për të përcaktuar shkallën e përhapjes së një botëkuptimi populist të djathtë në shoqëri, të anketuarve iu paraqitën 18 pohime të ndryshme, thuhet në raport. “Disa prej tyre përmbanin narrativa konspirative. Të anketuarit duhej të thoshin se në çfarë mase pajtoheshin ose nuk pajtoheshin me këto pohime.”

Sipas Universitetit Hohenheim teoritë dhe rrëfimet konspirative gjejnë mbështetje tek një pjesë e konsiderueshme e popullsisë. Rreth një e katërta e të anketuarve besojnë se politika në Gjermani drejtohet nga “fuqi të fshehta”. Kështu ata ishin dakord me pohimin se: “ekzistojnë organizata sekrete që kanë ndikim të madh në vendimet politike.”

Gjithashtu është rritur dukshëm numri i atyre që kanë një qëndrim negativ ndaj elitës politike. Kështu 31 për qind e të anketuarve mendojnë se qeveritarët “mashtrojnë popullin”. Për krahasim në vitin 2025 të këtij mendimi ishin 24 për qind e tyre.

Dallimet mes landeve lindore dhe perëndimore

Sipas studimit botëkuptimi populist është më i përhapur në Gjermaninë Lindore sesa në pjesën perëndimore të vendit. Gjithashtu sa më i lartë të jetë niveli i arsimit të anketuarve, aq më e vogël është përqindja e atyre që kanë qëndrime të tilla.

Përqindja më e lartë e personave me pikëpamje populiste u konstatua te burrat e moshës 45 deri në 59 vjeç, tek të cilët një në katër të anketuar (25 për qind) shfaqte një botëkuptim të tillë. Kurse përqindja më e ulët u konstatua te gratë e moshës 16 deri në 29 vjeç, me vetëm 8 për qind.

Për hartimin e “Monitorit të Demokracisë” u anketuan në muajin gusht 2026 gjithsej 4.059 shtetas gjermanë të moshës 16 vjeç e lart.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh

Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë
Artikulli tjetër Dita e 100 e protestës në Shqipëri:

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh
Fokus Koment Korrupsion Kryesore Politike Zhvillim 8 Shtator, 2026
Ahmetaj: Po tentojnë të grabisin gazin e Delvinës, për Ron Yefet
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.