KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dita e 100 e protestës në Shqipëri:
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dita e 100 e protestës në Shqipëri:
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Dita e 100 e protestës në Shqipëri:

Përditësimi i fundit: 8 Shtator, 2026 8:35 am
14 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kundërshtarët e një projekti luksoz ndërtimor në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kanë protestuar për të 100-ën ditë radhazi në qendër të Tiranës.

Që prej 31 majit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka mbledhur qindra mijëra protestues. Gjatë më shumë se dy muajve Shqipëria ka njohur protestën më jetëgjatë në histori, në atë që njihet si “Revolucioni i Flamingove”.

Protestuesit të kapur dorë për dore rrethuan mbrëmjen e së hënës (07.09.2026) kryeministrinë e më pas vijuan marshimin në qytet.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Shqipëria nuk është për shitje!” dhe bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili e mbështet projektin.

Çfarë është arritur në 100 ditë protestë?

Ajo që fillimisht nisi si një prostestë kundër projektit në Zvërnec të lidhur me dhëndrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, më pas u shndërrua në një revoltë kundër qeverisë dhe opozitës, duke shprehur hapur kërkesa të qarta, më kryesorja dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Një ndër aktivistet e protestës beson se është arritur shumë: “E para shqiptarët kanë thyer frikën dhe e ka kuptuar që qeveria nuk do duhet t’i dëgjoj vetëm ditën e votimeve, por duhet t’i dëgjojë gjithmonë. E dyta besoj qe kemi treguar që qeveria shqiptare nuk është ajo që mundohet të prezantohet në media shqiptare dhe ndërkombëtare”.

Rrezikohen zonat e shumimit të flamingove

Vala e protestave drejtohet kundër planit për ndërtimin në pjesë të lagunës së Nartës, në deltën e lumit Vjosa, nga investitorë amerikanë. Rolin kryesor e ka një kompani e Jared Kushner-it, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump. Në gjirin e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit parashikohet të ndërtohen hotele luksoze, komplekse vilash dhe objekte argëtimi.

Ambientalistët druajnë se ky projekt mund të dëmtojë në mënyrë të qëndrueshme ekosistemin e ndjeshëm të deltës së Vjosës në brigjet e Adriatikut. Kjo zonë përfshin vende pushimi dhe shumimi për flamingot, çafkat dhe shumë lloje të tjera shpendësh. Duke qenë se shumë protestues sjellin vazhdimisht figura flamingosh të punuara prej kartoni, lëvizja ka marrë në media emrin “Revolucioni i Flamingove”.

Reagimi i kryeministrit të Shqipërisë ndaj protestës

Edhe pse fillimisht kryeministri Edi Rama i akuzoi protestuesit si të ndikuar nga vendet e huaja jo mike të Shqipërisë, më pas i akuzoi se po dëmtonin imazhin e Shqipërisë, por në fund Rama u detyrua të pranonte se disa shqetësime nga bulevardi ishin të drejta.

Si kundërpërgjigje, ai prezantoi “Besën” dhe “Praninë besnike”, si dy platforma që sipas tij do ta ndihmojnë qeverisjen të përmirësohet dhe mazhorancën që të jetë më pranë qytetarëve.

“Qëndresa nuk matet me numra, por me rezistencë”

Ndërsa në fillim të protestave merrnin pjesë mijëra, madje ndonjëherë edhe dhjetëra mijëra njerëz, të hënën në demonstratë morën pjesë sipas vlerësimeve disa qindra deri në një mijë persona, siç u pa në një transmetim video. “Qëndresa nuk matet me numra, por me rezistencë”, u tha njëri nga folësit protestuesve.

 

Marrë nga DPA.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh

Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 17% e gjermanëve ka botëkuptim populist të djathtë
Artikulli tjetër Shkodër/ Konflikt me armë zjarri dhe thika mes tre personave, humb jetën një 24-vjeçar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh
Fokus Koment Korrupsion Kryesore Politike Zhvillim 8 Shtator, 2026
Ahmetaj: Po tentojnë të grabisin gazin e Delvinës, për Ron Yefet
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.