Pas drejtorëve të Belinda Ballukut, SPAK ka shtrirë hetimet për përfshirjen në krime zgjedhore dhe në administratën e lartë Tatimore.
Në hetim janë zyrtarët e lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Konkretisht në hetim janë Klodian Mema, Drejtor i antikorrupsionit, Bleta Guxha, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore dhe Diana Çaro Zv . Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve, e Shpresa Mezini Drejtoreshë e Shkëmbimit të Informacionit.
Partia Demokratike ka denoncuar përfshirjen në fushatën e Belinda Ballukut në qarkun e Fierit të Drejtorëve vartës të saj. Drejtorët e Tatimeve kanë pezulluar për 3 muaj statusin e shërbimit civil, që ta marrin prapë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe vijojnë të japin urdhra vartësve të tyre në Tatime.
Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi njoftoi dje se ka depozituar në SPAK, prova të pakundërshtueshme të korrupsionit zgjedhor të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në qarkun e Fierit.
Sipas Bardhit, rastet provojnë se Edi Rama, Belinda Balluku dhe Partia Socialiste jo vetëm nuk kanë hequr dorë nga krimi dhe korrupsioni zgjedhor, por tashmë e kanë ngritur në një nivel tjetër, duke blerë drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
“Edi Rama, Belinda Balluku dhe Partia Socialiste jo vetëm nuk kanë hequr dorë nga krimi dhe korrupsioni zgjedhor, por tashmë e kanë ngritur në një nivel tjetër, duke blerë drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Disa me para në dorë, disa të tjerë me leje dhe licenca, të tjerë me legalizime a certifikata pronësie, të tjerë me vende pune, diku me presion kriminal ndaj bizneseve, e dikë tjetër me presion nga grupet kriminale. Gjithçka dhe çdo gjë për të mbajtur pushtetin e krimbur nga korrupsioni dhe për të pamundësuar rotacionin” deklaroi Bardhi.
Marrë na Syri.net