KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkarkohet nga detyra drejtoresha e “IdentiTek”, i caktoi vetes rrogë 15 mijë euro në muaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shkarkohet nga detyra drejtoresha e “IdentiTek”, i caktoi vetes rrogë 15 mijë euro në muaj
AktualeKorrupsionKryesore

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e “IdentiTek”, i caktoi vetes rrogë 15 mijë euro në muaj

Përditësimi i fundit: 9 Tetor, 2024 6:24 pm
241 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Loina Prifti është shkarkuar nga detyra e saj si drejtoresha e “IdentiTek”, kompania shtetërore e prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, vetëm një vit e gjysmë pasi mori këtë pozicion.

Ajo u shkarkua nga detyra e saj me urdhër të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pasi pak javë më parë Ministria e Brendshme kishte dërguar një grup auditimi në “IdentiTek”.

Sipas të dhënave janë konstatuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikave ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive. Për këtë të fundit madje janë njoftuar edhe institucione të tjera në vend.

“Super drejtoresha”, madje i kishte dhënë vetes një pagë prej 15 mijë eurosh në muaj. Bashkë me të janë pushuar edhe vartës të saj, të cilët dyshohen se kanë abuzuzar me menaxhimin e kompanisë shtetërore.

Loina Prifti, punonte më parë në Gjermani, ku sipas ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuci, punonte në fushën e Inteligjencës Artificiale. Prifti u emërua më pas, në krye të kompanisë, në heshtje, ku nuk pati asnjë ceremoni prezantimi për të. Pak pasi ajo mori detyrën pushoi nga puna shumë profesionistë që kishin punuar aty prej 15 vitesh. Ish-drejtoresha lejonte edhe hyrjen e personave të paautorizuar në institucion, gjë që është e ndaluar rreptësisht në rregulloren e kompanisë, duke kryer kështu shkelje të ligjit.

Personat që ajo punësoi, pas pushimit nga puna të punëtorëve të mëparshëm ishin nëpërmjet njohjeve të saj, kryesisht me klane të ndryshme në Durrës, nga vinte edhe vetë Prifti.

Madje drejtoresha në krye të IT është bashkëshortja e kushëririt të parë të Loina Priftit. Eda Harizaj, drejtoresha e Burimeve Njerëzore është gjithashtu një lidhje e afërt e saj.

Vetë Harizaj ka punësuar në një pozicion të rëndësishëm në “IdentiTek” një kushëri të parë. Në pozicionet kyçe të kompanisë janë emër në krye persona që kanë lidhje familjare me Priftin.

Gjithashtu, në tendera të ndryshëm është denoncuar shpesh se Loina Prifti, i ka caktuar vetes një rrogë prej 15 mijë euro në muaj, përveç kësaj një nga tenderat që ngre më shumë dyshime është ai me vlerë 1 milion euro për shërbimin e internetit.

Pritet që raporti përfundimtar i auditimit të Ministrisë së Brendshme të zbardhë abuzime të tjera që ka kryer Loina Prifti dhe vartësist e saj në kompaninë “IdentiTek”.

Ndërsa nga raporti pritet të zbulohet nëse janë cënuar të dhënat sensitive biometrike që ruan kompania.

Po ashtu, disa muaj më parë ndodhi edhe skandali i ndërhyrjes në të dhënat e sistemit TIMS, një ngjarje kjo që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

Ende nuk është bërë me dije nëse ka nisur një hetim nga institucionet e drejtësisë për këtë hetim, ose nëse do të mbyllet vetëm me shkarkimin e saj.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm CNN: Rama-Meloni refuzojnë Gjykatën Evropiane të Drejtësisë
Artikulli tjetër Qeveria paguan 360 mijë euro për konsulentët e Ministrisë së Drejtësisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.