KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aleatët e Trump dhe Musk i kërkojnë dyshes të bëjë paqe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Aleatët e Trump dhe Musk i kërkojnë dyshes të bëjë paqe
AktualeAnalizeBotaPolitike

Aleatët e Trump dhe Musk i kërkojnë dyshes të bëjë paqe

Përditësimi i fundit: 7 Qershor, 2025 12:33 pm
126 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Aleatët e Donald Trump dhe Elon Musk i kanë kërkuar presidentit amerikan dhe mbështetësit të tij miliarder të përmirësojnë marrëdhënien e tyre, duke kërkuar të kufizojnë dëmin politik dhe tregtar nga përplasja spektakolare e kësaj jave.

Ndarja mes çiftit të fuqishëm, me sa duket për shkak të projektligjit të taksave të nënshkruar nga presidenti, kërcënon të prishë pjesë thelbësore të axhendës legjislative të Shtëpisë së Bardhë, si dhe të shkatërrojë një aleancë të fituar me vështirësi midis Silicon Valley dhe Uashingtonit.

“Është për të ardhur keq… shpresoj se do rikthehen së bashku”, tha të premten senatori i Teksasit, Ted Cruz, i cili ishte në Zyrën Ovale kur Trump kritikoi Musk-un.

“Shumë konservatorë mendojnë se kjo nuk është mirë, le të përqafohemi dhe të pajtohemi.”

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, i cili e kishte kaluar të enjten duke lëshuar sulme gjithnjë e më shpërthyese ndaj Trump, dukej se ishte i hapur për një ulje të tensioneve, duke iu përgjigjur pozitivisht menaxherit të fondeve mbrojtëse Bill Ackman, i cili i kërkoi dyshes të “bënin paqe për të mirën e vendit tonë të madh”.

Vetë Trump pretendoi se “as nuk po mendonte për Elon-in”, përpara se të shtonte në CNN: “Ky i shkretë ka një problem… Nuk do të flas me të për një kohë mendoj, por i uroj gjithë të mirat.”

Presidenti e kaloi mëngjesin duke lavdëruar rezultatet e administratës së tij në ekonomi pas shifrave të dobëta të vendeve të punës dhe duke i kërkuar Rezervës Federale të ulë normat e interesit.

Figurat e teknologjisë që mbështetën administratën duke shpresuar se ajo do sillte një epokë uljesh taksash dhe derregullimi, kanë nxituar për të përmbajtur grindjen, me sukses të kufizuar.

“Elon nuk po pranon telefonata nga askush,” tha një financues i Silicon Valley dhe donator i madh i kandidatëve republikanë.

“Jo nga njerëz që kanë investuar miliarda në kompanitë e tij… Silicon Valley po humbet toruan.”

Përpjekjet për ta bindur Trump-in të pajtohej me ish-“shokun e tij të parë” u penguan të premten në mëngjes nga lajmi se presidenti planifikonte të shiste ose të dhuronte Tesla-n që kishte blerë në mars si një shenjë mbështetjeje për Musk-un. Raportet për një telefonatë pajtuese midis dy burrave u hodhën poshtë gjithashtu nga Shtëpia e Bardhë.

Miliarderi Tim Draper, i cili investoi në Tesla dhe SpaceX, i kërkoi Trump-it dhe Musk-ut të ribashkoheshin për të shpëtuar të ashtuquajturin Departament të Efikasitetit të Qeverisë, një nismë që u mbështet nga shumë njerëz në botën e teknologjisë dhe e përbërë nga drejtues të Silicon Valley.

«Duket se po bënin përparim të mirë së bashku», tha Draper.

 

Marrë nga Financial Times.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Irani porosit materiale nga Kina për qindra raketa balistike
Artikulli tjetër Ekonomia e SHBA-ve shtoi 139,000 vende pune në maj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.