KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Asfalt elektoral në Belsh, kryebashkiaku Tafani: ndërtuesi e bëri me kokën e vet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Asfalt elektoral në Belsh, kryebashkiaku Tafani: ndërtuesi e bëri me kokën e vet
KorrupsionKryesoreOpinionPolitike

Asfalt elektoral në Belsh, kryebashkiaku Tafani: ndërtuesi e bëri me kokën e vet

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2025 10:33 am
270 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i Bashkisë së Belshit, socialisti Arif Tafani, thotë se nuk e ka fare idenë se përse kompania “Vëllezërit Hysa” po hidhte asfalt elektoral në fshatin Trojas, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.

Sipas tij, Bashkia nuk ka miratuar rikonstruksion të asaj rruge rurale dhe as nuk ka bërë pagesë për shoqërinë ndërtimore për këtë projekt.

Tafani është pyetur në Prokurorinë e Elbasanit në 9 Maj, në kuadër hetimeve të nisura pas denoncimit publik që kreu ish-kandidati i opozitës në zgjedhje, Dritan Cani.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, denoncuesi shprehej: “I bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Belsh që pse shtrohet ky asfalt tani, një javë para zgjedhjeve”.

Por, kryebashiaku, Arif Tafani nuk e ka ditur një fakt të tillë. Të paktën këtë pretendon ai, pa dhënë ndonjë arsye se përse “Vëllezërit Hysa” po shpenzonin paratë e tyre për të krijuar idenë se Bashkia e Belshit ishte në krye të punëve.

Tafani, në deklarimin e tij në prokurori, të lexuar nga “Boldnews.al”, thotë se “rruga ‘Trojas’ nuk përfshihet në listën e fshatrave të kësaj kontrate. Unë nuk kam dijeni nëse janë kryer punime apo jo. Bashkia Belsh nuk ka projekt për ndërtimin e kësaj rruge dhe nuk është planifikuar në kontratën me subjektin “Vëllezërit Hysa” të vitit 2024, dhe aq më pak të paguhet një segment jashtë kontrate”.

Interesante në deklarimet e Tafanit dhe personave të tjerë të Bashkisë së Belshit është fakti që, asnjë prej tyre nuk e dinte se “Vëllezërit Hysa” po shtronin rrugën në fshatin Trojas. Ndërkohë, personat përgjegjës të kompanisë i janë shmangur drejtësisë dhe nuk është arritur të pyete se përse vendosën këtë “dhuratë” Bashkisë së Belshit.

Transferimi i punimeve

Pas regjistrimit të denoncimit publik, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Elbasanit kqyrën vendin e ngjarjes. Rezultoi se rruga “Shkëndie”, me gjatësi rreth 1 kilometër, ishte e asfaltuar së fundmi. Gjithashtu, është bërë dhe këqyrja e rrugës “Trojas”, një gjatësi prej 131 metra dhe gjerësi prej 3.5-4.5 metra, kjo rruge ishte e shtruar me çakëll dhe sipër saj ishte hedhur lëndë zifti.

Në ketë rrugë u gjendën dy mjete të veçanta të llojit rrul, si edhe një mjet tjetër që shërbente për shtrimin e asfaltit, ky mjet rezultoi i ndezur në momentin e këqyrjes. Mjetet ishin të subjektit “Vëllezërit Hysa” shpk.

Prokuroria administroi praktikën e Bashkisë Belsh për rikonstruksionin e rrugës “Shkëndie”. Kontrata ishte nënshkruar në 10 shtator 2024, ndërmjet bashkisë dhe kompanisë “Vëllezërit Hysa” shpk.

Kontrata parashikonte afat punimesh 67 ditë. Punimët filluan në 20 janar 2025. Në 19 Mars të këtij viti, kontrata është amenduar, duke u shtyrë afati i përfundimit të punës deri në 27 Maj 2025.

Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Belsh, Ndriçim Reka, deklaron se nuk e ka idenë se përse punimet kanë filluar rreth 6 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Ndërsa, sa i përket zgjatjes së afatit të punimeve, ai thotë se drejtoria e tij është shprehur dakord.

“Kemi qënë dakort që të shtyhet kontrata dhe të miratohet kërkesa. Gjatë zbatimit të kontratës është konstatuar se rruga ‘Idriz’, e përfshirë në projektin e rikonstruksionit, ishte rehabilituar më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për këtë arsye, është propozuar që lekët të shpenzoheshin në rrugë që kalojnë në fshatra të tjera”, deklaroi Reka para grupit hetimor.

Lorenc Hoxha, drejtuesi i “Zeokonsult”, kompanisë së kontraktuar për mbikqyrjen e punimeve mbi atë kontratë, deklaron se është propozuar nga bashkia Belsh që fondet e parashikuara për rrugën “Idriz” të kalonin për rrugë të tjera.

Hoxha tha para grupit hetimor se ai, së bashku me përfaqësues të kompanisë “Vëllezërit Hysa”, kanë shkuar “në tre segmente rrugore të cilat nuk kanë emërtime dhe kanë kryer matjet për të cilat kanë mbajtur dhe procesverbal, i cili është aprovuar nga autoriteti kontraktor”.

Mbikqyrësi i punimeve ka deklaruar se atij “i është komunikuar verbalisht nga ana e Kryetarit të Bashkisë Belsh, Arif Tafani, që të shkonte dhe të bënte matjet e mësipërme në këto segmente rrugore”.

Por, kryebashkiaku Tafani, megjithëse drejtuesi i autoritetit kontraktor, pra personi kryesor i interesuar për shpenzimin e buxhetit të institucioni, ia lë përgjegjësinë mbikqyrësit të punimeve.

“Detyrimi për të ndryshuar projektin, është i mbikëqyrësit të punimeve dhe se ai nuk di detaje rreth azhornimit të projektit”, shprehet Tafani.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Elbasanit njoftoi në 10 Maj 2025 se kishte nxjerrë katër urdhëra ndalimi.

“Në tërësi të veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente, rezulton se ka dyshime të arsyeshme që punonjës të IMT Bashkia Belsh kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar që subjekti “Vëllezërit Hysa” shpk të shtrojnë pa projekt rrugë të brendshme në qytetin e Belshit, të dyshuara të kryera në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e datës 11.05.2025.

Nga ana e subjektit “Vëllezërit Hysa” shpk është kryer vepra penale e “Ndërtimit të paligjshëm”  parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal.” – thuhej në atë njoftim të Prokurorisë.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kontrabanda në Dogana, prokuroria fal Gent Gazhelin sa herë që vartësit i kapen në vjedhje
Artikulli tjetër Pa kushte sigurie: Në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.