KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banka e Shqipёrisё blen euro pёr tё shpёtuar “fytyrёn” e qeverisё
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Banka e Shqipёrisё blen euro pёr tё shpёtuar “fytyrёn” e qeverisё
AktualeAnalizeFinanceKryesorePolitike

Banka e Shqipёrisё blen euro pёr tё shpёtuar “fytyrёn” e qeverisё

Përditësimi i fundit: 2 Prill, 2026 12:52 pm
199 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Banka e Shqipërisë ka thyer çdo parashikim gjatë vitit 2025 duke përthithur nga tregu një shifër rekord prej 1 miliard e 27 milionë eurosh, një lëvizje që zyrtarisht argumentohet me nevojën për të rritur rezervën valutore dhe për të shpëtuar euron nga pika e vdekjes.

Megjithatë, ky vëllim i jashtëzakonshëm blerjesh, që shënon një rritje prej 10% brenda një viti, ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi natyrën e vërtetë të parave që po qarkullojnë në ekonominë shqiptare.

Pyetja që shtrohet rëndom në rrethet ekonomike është nëse ky lumë eurosh është produkt i një suksesi turistik të pashembullt, apo pasojë e pastrimit të parave nga aktivitete kriminale që po gjejnë terren në tregun vendas.

Dyshimet përforcohen kur shihet se pjesa dërrmuese e ndërhyrjeve, rreth 729,1 milionë euro, nuk ishin blerje të planifikuara për nevoja shtetërore, por ndërhyrje emergjente për të blerë valutën e tepërt që “mbyt” tregun çdo ditë.

Ndërkohë që institucionet mburren me fluksin e turistëve, rritja me 12,1% e blerjeve direkte për të penguar rënien e kursit euro-lek tregon për një sasi valute që duket se tejkalon kapacitetet reale të konsumit turistik.

Ky disproporcion ushqen teoritë se një pjesë e konsiderueshme e kësaj valute mund të burojë nga burime informale ose kriminale, të cilat duke hyrë në sistem përmes kanaleve të ndryshme, detyrojnë Bankën Qendrore të ndërhyjë me shifra rekord për të mbajtur artificialisht në këmbë kursin e këmbimit.

Edhe pse muaji korrik shënoi pikun me 236 milionë euro të blera, çka përkon me sezonin veror, strategjia agresive e bankës për të vijuar me 26 ankande edhe gjatë vitit 2026 lë të kuptohet se presioni i valutës nuk është thjesht sezonal.

Projekti për të blerë deri në 450 milionë euro të tjera vitin e ardhshëm shihet nga kritikët si një përpjekje për të “pastruar” tepricën e madhe të euros që po zhvlerëson lekun, pa dhënë një shpjegim të qartë se sa nga këto para vijnë nga ekonomia e bardhë dhe sa nga ajo e zezë.

Kjo mbingopje e tregut me euro, në nivele që detyrojnë bankën qendrore të thyejë rekorde blerjeje, mbetet një nga enigmat më të mëdha të stabilitetit ekonomik në vend.

 

Marrë nga JOQ Albania

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës
Artikulli tjetër Të hyjmë apo të shkojmë në BE, çfarë po zgjedhin shqiptarët?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.