KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të hyjmë apo të shkojmë në BE, çfarë po zgjedhin shqiptarët?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Të hyjmë apo të shkojmë në BE, çfarë po zgjedhin shqiptarët?
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Të hyjmë apo të shkojmë në BE, çfarë po zgjedhin shqiptarët?

Përditësimi i fundit: 2 Prill, 2026 12:55 pm
203 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Prej më shumë se një dekade, anëtarësimi në BE ka qenë retorika e çdo partie politike, por edhe ëndrra e shumë qytetarëve. Megjithatë, ky premtim ende mbetet i largët, edhe pse është intensifikuar diskursi se “drita jeshile” mund të vijë në vitin 2030.

Por, mesa duket, sipas të dhënave të publikuara nga Monitor, shqiptarët kanë gjetur një “zgjidhje”:

Në vend që të presin pafundësisht për të hyrë në BE, po zgjedhin të emigrojnë drejt BE-së.

Në vitin 2024, rreth 48.2 mijë shtetas shqiptarë morën shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.

Marrja e shtetësisë është procesi përmes të cilit një person bëhet ligjërisht qytetar i një shteti, duke fituar të drejta dhe detyrime ndaj tij, çka më pas mundëson edhe pajisjen me pasaportën e atij vendi.

Ky trend është në rritje të vazhdueshme, edhe pse qeveria deklaron çdo ditë se në vend po përmirësohen kushtet e jetesës dhe po rriten mundësitë për zhvillim ekonomik.

Krahasuar me vitin 2023, shtetësitë e dhëna për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së janë rritur me 8.1%. Në tre vitet e fundit, BE ka dhënë mesatarisht 44–45 mijë shtetësi në vit për shqiptarët.

Këto të dhëna tregojnë ritmet më të larta që nga viti 2018, duke sinjalizuar qartë se po përballemi me një valë të re emigracioni.

Ajo që prej kohësh po ngrihet si alarm është se pjesa më e madhe e kësaj ikjeje lidhet me profesionistë dhe me klasën e mesme në vend, çka po prodhon kriza të tjera, si mungesa e stafit dhe vështirësia për të gjetur specialistë në disa fusha.

Që nga viti 2010, rreth 632 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë në një nga vendet e BE-së, ndërsa vetëm në dekadën e fundit janë dhënë 522 mijë shtetësi.

Niveli më i lartë është regjistruar në vitin 2016, me rreth 60–67 mijë shtetësi në vit.

Shifra prej 522 mijë shqiptarësh që kanë marrë një shtetësi të BE-së në dekadën e fundit lidhet ngushtë edhe me tkurrjen e popullsisë në vend, e cila, gjatë dy censuseve 2011–2023, u ul me rreth 420 mijë persona. Kjo rënie është ndikuar kryesisht nga emigracioni, por edhe nga rënia e shtesës natyrore të popullsisë, si pasojë e lindjeve më të pakta.

Por cilat janë shtetet që i mirëpresin shqiptarët? Dhe cili shtet mbetet më pak “bujar”?

Italia është shteti kryesor që u mundëson shqiptarëve marrjen e shtetësisë. Që nga viti 2008, ky vend ka dhënë rreth 375 mijë shtetësi për shqiptarët, duke u kthyer në një nga destinacionet kryesore për integrim.

Ndërkohë, Greqia, edhe pse ka një numër të ngjashëm emigrantësh me Italinë (rreth 500 mijë secila), është më “dorështrënguar” në dhënien e shtetësisë, duke dhënë rreth 264 mijë të tilla që nga viti 2007.

Vende si Gjermania po bëhen gjithnjë e më liberale.

Në Gjermani, për të marrë pasaportë, fillimisht duhet të përfitosh shtetësinë, zakonisht pas rreth 5 vitesh qëndrimi, me njohuri të gjuhës gjermane (niveli B1), të ardhura të qëndrueshme dhe pa probleme ligjore.

Edhe pse rregullat janë lehtësuar, Gjermania mbetet më strikte se shumë vende të tjera të BE-së, me kërkesa të qarta për gjuhën, të ardhurat dhe integrimin.

Ky shtet ka qenë ndër më të preferuarit në valën e fundit të emigracionit, dhe duket se shumë shqiptarë po i plotësojnë kushtet. Në vitin 2024, Gjermania dha numrin më të lartë të shtetësive për shqiptarët ndonjëherë, me 310 të tilla. Për krahasim, nga viti 2002 deri në 2023, pra në 21 vite, ky shtet kishte dhënë vetëm rreth 8,100 shtetësi.

Emigrimi drejt Gjermanisë lidhet shpesh me profesionistë të fushës së mjekësisë, duke i shkaktuar vendit jo vetëm shpopullim, por edhe largimin e studentëve dhe specialistëve që do të duhej të kontribuonin në një nga sektorët më të rëndësishëm.

Më pas renditen vende si Belgjika, që ka dhënë rreth 8.7 mijë shtetësi për shqiptarët që nga viti 2022, e ndjekur nga Franca, Suedia etj.

Nga kjo panoramë duket qartë se, ndërsa presim të hyjmë në BE, qytetarët po largohen drejt saj. Emigracioni vijon të mbetet një nga problemet kryesore, i cili, për fat të keq, ende nuk po adresohet me masat e duhura.

Evropa që tërheq: një magnet migrimi që nuk ndalet

Në nivel europian, ajo që po ndodh me shqiptarët nuk është një fenomen i izoluar, por pjesë e një dinamike shumë më të gjerë migratore që karakterizon vetë BE.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm në vitin 2024, rreth 4.2 milionë njerëz kanë emigruar drejt vendeve të BE-së nga vende jashtë saj, ndërsa 1.5 milionë të tjerë kanë lëvizur brenda vetë hapësirës europiane . Në të njëjtën kohë, rreth 1.6 milionë persona janë larguar nga BE drejt vendeve jashtë saj, duke treguar se lëvizja është dypalëshe, por me një bilanc ende pozitiv për hyrjet.

Një tjetër element domethënës lidhet me profilin e emigrantëve. Sipas të dhënave, mosha mesatare e emigrantëve në BE është rreth 30 vjeç, dukshëm më e ulët se mesatarja e popullsisë së përgjithshme europiane (rreth 45 vjeç) .

Politikat europiane të migracionit gjithashtu po orientohen gjithnjë e më shumë drejt tërheqjes së fuqisë punëtore të kualifikuar, për të kompensuar mungesat në tregun e punës. Kjo shpjegon pse profesionistët shqiptarë, veçanërisht në sektorë si mjekësia apo teknologjia, po gjejnë më lehtë rrugë integrimi në disa vende të BE-së.

Në këtë kontekst, zgjedhja e shqiptarëve për të “shkuar në BE”, në vend që të presin hyrjen e Shqipërisë në të, nuk është thjesht një reagim ndaj realitetit të brendshëm, por edhe një përgjigje ndaj një tregu europian që i kërkon dhe i absorbon këta qytetarë.

 

Marrë nga ACQJ (Albanian Center for Quality Journalism)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës

Ukrainës i kanë mbaruar raketat Patriot

Incident në protestë/ Qytetarët: Provokimet nuk na ndalin

Skandali në Britani/ Kryeministrin e mashtrojnë në telefon

Katër të plagosur nga zjarri, në një skaf në Porto Palermo

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka e Shqipёrisё blen euro pёr tё shpёtuar “fytyrёn” e qeverisё
Artikulli tjetër Sfida e Shqipërisë me “Agjendën e Gjelbër” për integrimin në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania e lidhur me “Grupin e Pojës” merr leje për kullë 12-katëshe në Radhimë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin
Aktuale Bota Koment Kryesore Sociale Sporti 17 Gusht, 2026
Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët
Analize Finance Sociale Sporti Zhvillim 17 Gusht, 2026
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë
Analize Korrupsion Kryesore Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.