KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE heq vizat për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > BE heq vizat për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë
PolitikeRajoni

BE heq vizat për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë

Përditësimi i fundit: 22 Korrik, 2024 6:47 pm
159 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vendimi i BE-së nxit reagimin e qeverisë së Kosovës: “Cilido vendim i BE nuk e zhbën faktin që pasaportat e Serbisë të lëshuara për qytetarët e Kosovës mbeten jolegale dhe të papranueshme për Republikën e Kosovës.”

Këshilli i ministrave i Bashkimit Evropian i përfshiu në liberalizimin e vizave për në zonën Shengen edhe serbët me vendbanim në Kosovë, por që mbajnë pasaporta të lëshuara nga Serbia. Ky vendim i BE-së, nxiti reagimin e qeverisë së Kosovës, e cila tha se pasaportat e serbëve të Kosovës të lëshuara nga autoritet e Serbisë, për Kosovën vazhdojnë të jenë të pavlefshme dhe si të tilla janë ilegale.

Në një njoftim të këshillit të BE-së thuhet, se rregullorja e cila u miratua me (22.07) “siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash”, duke hequr kështu përjashtimin e deritashëm për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese serbe, e cila i pajis serbët e Kosovës me dokumenta nga Serbia.

“Me miratimin e sotëm përfundon procesi legjislativ dhe se me hyrjen në fuqi të rregullores njëzet ditë pas botimit të vendimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”.

Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian nxiti reagimin e qeverisë së Kosovës, e cila tha se “cilido vendim i Bashkimit Evropian, nuk e zhbën faktin që ato pasaporta vijojnë të mbeten jolegale, në shkelje të plotë të tërësisë tokësore dhe sovranitetit të shtetit e rrjedhimisht të papranueshme për Republikën e Kosovës.

“Ato pasaporta do të vazhdojnë të mos njihen nga autoritetet tona. Secili qytetar i vendit, nga secili komunitet, ka të drejtën e plotë që të përfitojë nga lëvizja e lirë pa viza, përmes pasaportës së Kosovës. Ndaj, justifikimi i përdorur se bartësit e këtyre pasaportave ilegale do të mbeten të izoluar, është i pasaktë dhe në shpërputhje me realitetin”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Sipas ekzekutivit kosovar, “është e pashpjegueshme ngutja për marrjen e këtij vendimi, pa vërtetuar faktet në terren, pa analizuar pasojat qё munden dhe do tё përcjellin zbatimin e vendimit dhe pa konsultuar që nga fillimi institucionet e shtetit të Kosovës”, thuhet në reagim, duke shtuar se “ky vendim, sipas qeverisë dëmton përpjekjet e vazhdueshme për integrimin e komunitetit serb në Kosovë”.

Autoritetet e Serbisëe mirëpriten vendimin e Bashkimit Evropian duke e cilësuar “një fitore të vogël por e rëndësishme për të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë”, shkroi ministri i jashtëm serb Marko Gjuriç.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kennedy akuzon demokratët se, po ‘manipulojnë’ procesin e emërimit
Artikulli tjetër Britania ndryshon ligjin për emigrantët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.