KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kennedy akuzon demokratët se, po ‘manipulojnë’ procesin e emërimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Kennedy akuzon demokratët se, po ‘manipulojnë’ procesin e emërimit
BotaFokusOpinionPolitike

Kennedy akuzon demokratët se, po ‘manipulojnë’ procesin e emërimit

Përditësimi i fundit: 22 Korrik, 2024 6:45 pm
153 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kandidati i pavarur presidencial Robert F. Kennedy Jr. ka akuzuar Partinë Demokratike për “mirosjen e një kandidati të zgjedhur nga elitat” dhe u kërkoi atyre që të kthehen në një “proces të hapur” të zgjedhjes së një kandidati për zgjedhjet e ardhshme të nëntorit, ndërkohë që pretendon se vetëm ai mund të mundë ish-presidentin Trump.

Pas njoftimit të presidentit amerikan Biden të dielën se ai nuk do të kërkonte të rizgjidhej, RFK Jr. e lavdëroi “për tërheqjen”, duke thënë se “pafuqitë e Bidenit ishin të dukshme për çdo vëzhgues të paanshëm që në fillim”.

“Ishte ky përkeqësim progresiv – dhe braktisja e tij e parimeve të Partisë Demokratike – që më shtyu të hyja në garë dhe të siguroja që votuesit amerikanë të kishin një alternativë të qëndrueshme dhe të fuqishme ndaj Donald Trump-it,” RFK Jr., i cili fillimisht hyri në garën presidenciale si një demokrat, por u largua pasi u bllokua nga partia për të sfiduar Biden-in në zgjedhjet paraprake, tha në një postim në X (ish-Twitter) të dielën.

Ai më pas kritikoi Komitetin Kombëtar Demokratik (DNC) për “manipulimin” e procesit të kandidimit duke bërë që “një zv/president jashtëzakonisht jopopullor të zërë vendin e presidentit Biden”, duke argumentuar se “është mënyra më e lehtë për të mbajtur paratë”, duke iu referuar rregullave të financave të fushatës që bëjnë të mundur transferimin e fondeve nga presidenti në detyrë te kandidati i tij për zv/president gjatë ciklit zgjedhor.

I bëj thirrje Partisë Demokratike që t’i kthehet angazhimit të saj tradicional ndaj demokracisë dhe ta ilustrojë atë me një proces të hapur. Në vend që të emërojë një kandidat të zgjedhur nga elitat e DNC-së, partia duhet të përdorë sondazhet neutrale për të identifikuar kandidatin që mund të mposht më mirë Donald Trump-in. Delegatët pastaj duhet të zgjedhin një kandidat bazuar në këto informacione,” përfundoi RFK Jr.

Më vonë gjatë ditës, ai thirri një konferencë për shtypi në shtëpinë e tij në Hyannis Port, Massachusetts, ku kritikoi DNC-në për përpjekjen për të fshehur çështjet shëndetësore të Biden-it, duke pretenduar se ishte bërë për të parandaluar çdo kandidat tjetër që të konkurronte me presidentin aktual në një mënyrë që do të ekspozonte mangësitë e tij.”

Kennedy gjithashtu sulmoi kandidatin republikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris, e cila u mbështet nga presidenti Biden për kandidimin e Partisë Demokratike, duke thënë se ata fshehin “qëllimin e vërtetë të objektivit të tyre” dhe përfaqësojnë “interesat e korporatave në vend të interesave” të publikut amerikan.”

RFK Jr. më pas deklaroi se do të ishte i gatshëm të pranonte kandidimin demokrat nëse do t’i ofrohej, duke argumentuar se ai është “i vetmi kandidat presidencial që mund të mposhtë Donald Trump-in”.

“Unë besoj se në këtë pikë është një garë mes dy burrash ose dy personash. Më lejoni ta them kështu. Unë jam në pozicionin më të mirë për të fituar,” tha ai.

Sipas sondazheve të ndryshme, Kennedy aktualisht fiton rreth 10% të votave kombëtare. Fushata e tij pretendon të jetë pro-abortit dhe pro-mjedisit dhe ka dënuar “kapjen e korporatave”, krizën e përballueshmërisë dhe “luftërat e përjetshme”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Wizz Air bëhet partner i Federatës Shqitpare të Fubollit

Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP

Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së

FMN: Bota rrezikon të hyjë në recesion, nëse lufta me Iranin vazhdon

Ron Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Syzet e John Lennon dalin në ankand
Artikulli tjetër BE heq vizat për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Prill, 2026
Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore 15 Prill, 2026
Greqia gati shpimet në Jon/ Në media, hartat e kufirit të pazgjidhur me Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Rajoni 15 Prill, 2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 15 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.