Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi zhvilloi këtë të premte një komunikim me mediat lidhur me votën e diasporës. Ai tha se 245, 975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Mes tyre, shqiptari me moshë më të madhe që është regjistruar online, është 98 vjeç, me banim në Gjermani.
Ndërkohë një person arriti të regjistrohej, pasi aplikoi 25 herë.
A ka shans të dytë për 48 mijë të refuzuarit?
Celibashi tha se nuk mund të bëhet asgjë për emigrantët që nuk mundën të aplikonin, ndërkohë, pas datës 9 mars, ka 48 orë kohë për saktësim të adresave vetëm për ata që janë regjistruar.
“Në datën 9 mars shpallet lista paraprake. Nëse shikon pasaktësira lidhur me adresën, qytetari jashtë Shqipërisë mund të paraqesë kërkesë për të saktësuar adresën”, tha Celibashi.
Marrë nga Syri.net