KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë loje po luan Obama?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Çfarë loje po luan Obama?
BotaOpinionPolitike

Çfarë loje po luan Obama?

Përditësimi i fundit: 24 Korrik, 2024 8:44 am
102 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Orlando Sacchelli

Çfarë roli ka pasur dhe po luan Barack Obama në këtë fazë shumë delikate politike të Partisë Demokratike?

Le të themi se ish-presidenti Obama zgjodhi të mbante një profil të ulët pas tërheqjes së Biden, në të vërtetë për të qenë i sinqertë, ai zgjodhi heshtjen: zero komente, zero mbështetje. Asgjë, veç një fraze lakonike: “PD po lundron në ujëra të panjohura”. Që e përkthyer me fjalë të thjeshta do të thotë: jemi në prani të një situate të pa parë më parë, nuk e dimë se si do të përfundojnë gjërat.

Problemi, megjithatë, është se Obama nuk është thjesht një komentues apo aktivist. Përveçse ish-president, ai është ende i ri dhe me ndikim.

Pas heshtjes dikush sheh identikitin e frymëzuesit, apo të atij që i dha “goditjen e fundit ” Bidenit, duke e detyruar t’i japë fund garës, edhe për shkak të mbylljes së çezmave (financimeve) nga donatorë të mëdhenj. Dhe ne e dimë mirë se, kur bëhet fjalë për mbledhjen e fondeve, Obama është ende një makinë lufte. Pas “bombës” të shpërthyer nga Biden, Obama e lavdëroi presidentin (siç ishte në një farë mënyre e qartë) pa përmendur asnjë moment Kamala Harris. Është sikur donte të tregonte se nuk e mbështet.

Ja se çfarë shkruante Obama në reagimin pas lajmit për tërheqjen e Biden: “Në ditët në vijim do të lundrojmë në ujërat e paeksploruara. Por kam besim të jashtëzakonshëm në faktin se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i jashtëzakonshëm”.

Me fjalë të tjera – dhe ai e thotë qartë – ai u beson liderëve demokratë detyrën e krijimit (të nxitjes) të një procesi pas të cilit do të dalë një kandidat tjetër. Ai pothuajse e merr si të mirëqenë që Harris nuk duhet të jetë e vetmja që do të kandidojë.

Dikush që mbron Obamën nënvizon se ish-presidenti po vepron “si një plak i paanshëm mbi makinacionet brenda partisë”. Pra, asnjë mosrespekt ndaj Harris, por vetëm kaq, “duke mos pasur në mendje ndonjë kandidat alternativ… ai vendosi të mos e mbështeste menjëherë Harrisin”. Me fjalë të tjera, sipas disa burimeve demokratike të cituara nga New York Times, “nuk duhet të lexojmë shumë në këtë lëvizje”. Obama thjesht ende nuk e ka idenë se çfarë është e drejtë të bëjë.

Por ka edhe një aspekt tjetër jo dytësor për tu peshuar, shumë i rëndësishëm nga pikëpamja psikologjike. Biden nuk e ka falur kurrë Obamën që nuk e ka mbështetur në 2016, duke preferuar Hillary Clinton, e cila më pas humbi ndaj Trump. Në realitet, nuk ishte vetëm Obama ai që ia ktheu shpinën Bidenit atë herë. Nancy Pelosi dhe udhëheqësi aktual i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, ishin gjithashtu vendimtarë. Ata e bënë atë përsëri tani. Udhëheqësit e mëdhenj të partisë e kanë rrëzuar Bidenin, duke e detyruar në fakt të tërhiqet. Ata duhet ta kishin bërë dhe mund ta kishin bërë një vit më parë, por nuk mundën (ose nuk deshën).

Biden kandidoi përsëri në zgjedhjet paraprake (simbolike) të partisë dhe, padyshim, si president në detyrë ai i fitoi ato. Këtë vit, duke përfituar nga dobësia e qartë e presidentit, demokratët kryesorë kanë mbyllur “stallën”, me shpresën për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet dhe se nuk është vonë.

Marrë nga “Il Giornale”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës

Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Po vijnë 17 mijë turistë”, banorëve të Santorinit u kërkohet të mbyllen në shtëpi
Artikulli tjetër A do të zhbllokohet ardhja e ambasadorit të ri pas nominimit të J.D. Vance, zv.president

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dosja ‘Onkologjiku’/ SPAK dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT-së dhe dy mjekë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
“Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.