Chris LaCivita, strategu i rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, u shpreh i bindur se lideri i opozitës shqiptare do të fitojë në zgjedhjet e 11 majit; pavarësisht taktikave jo demokratike të Edi Ramës. Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv, ai tha se do t’i mposhtë socialistët në Shqipëri.
Pyetje: Nuk ka mundësi t’i vjedhë zgjedhjet? Zoti Berisha mund t’i fitojë ato?. Kur pranuat këtë bashkëpunim, a menduat se nga fitorja më e vështirë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një përballje të tillë, të vini në një vend të vogël si Shqipëria dhe të humbisni përballë një ish-komunisti, apo përballë një partie të majtë?
LaCivita: Unë sapo i ndihmova në mposhtjen e komunistëve dhe socialistëve në Amerikë. Kështu që është më se e logjikshme se, ne duhet të vinim në Shqipëri dhe këtu të mposhtnim socialistët dhe komunistët.
Njerëzit nuk na kërkojnë ndihmë, sepse ne kemi rekord humbjesh, përkundrazi, kemi rekorde fitoresh. Kemi besim se populli shqiptar do të zgjedhë opozitën, sepse populli kërkon të shikojë një të ardhme për fëmijët e vet, në Shqipëri, dhe jo në Greqi.