Agjencia amerikane e spiunazhit, CIA, i ofroi të gjithë stafit të saj mundësinë e dorëheqjes vullnetare të martën, zbuloi një raport i Wall Street Journal, pasi Donald Trump kërkon shkurtime në të gjithë qeverinë federale.
Nëse informacioni konfirmohet, CIA do të bëhet agjencia e parë e inteligjencës që fillon një valë ndërprerjesh kontratash nën presionin e presidentit republikan, i cili premtoi shkurtime të thella në shpenzimet publike gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Burimi anonim i gazetës theksoi se ofertat mund të tërhiqen në rastet e kandidatëve, profili i të cilëve nuk përmbush synimet e reja të CIA-s. Midis tyre, lufta kundër karteleve të drogës, duke kontribuar në luftën e re tregtare të nisur nga Presidenti Trump, si dhe veprime kundër Kinës.
Nuk pati asnjë përgjigje kur Agence France-Presse u përpoq të kontaktonte një përfaqësues të shërbimit të inteligjencës.
Edhe pse nuk është konfirmuar ende rithemelimi i agjencisë së spiunazhit, shpërbërja e një agjencie tjetër federale, Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është duke u zhvilluar. Rreth 10,000 punonjës të USAID-it do të pushohen nga puna duke filluar nga pasnesër, e premte, sipas administratës së re të saj.
Marre nga Wall Street Journal