KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dështon për herë të 50‑të konstituimi i Kuvendit. Afati kushtetues në pikëpyetje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dështon për herë të 50‑të konstituimi i Kuvendit. Afati kushtetues në pikëpyetje
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Dështon për herë të 50‑të konstituimi i Kuvendit. Afati kushtetues në pikëpyetje

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2025 12:45 pm
479 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritur as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës. Të pranishëm në seancë kanë qenë 104 deputetë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos lejojë “të keqpërdoret”. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka akuzuar Deharin për “abuzim” me pozitën. Para nisjes së seancës, avokati Arianit Koci e ka qethur kokën para Kuvendit, duke thënë se ky është akt simbolik, përmes së cilit po dëshmon se “ka ardhur fundi”.
“Kjo nuk është më politikë prandaj unë kërkoj që menjëherë sot të formohet Kuvendi”, ka thënë avokati Koci, duke përsëritur se nga kjo zvarritje po rrezikohet “shtetësia e Kosovës”.

Kuvendi nuk është konstituuar as pas një takimi të zhvilluar të shtunën mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Hollësitë e takimit nuk janë bërë të ditura. Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka deklaruar paraprakisht se partia të cilës i takon ajo kërkon që Limaj të propozohet për kryetar Kuvendi.

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë përsëritur të hënën se nuk kanë votë për Limajn si kryetar Kuvendi. Situata është bllokuar pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun të propozuar për kryeparlamentare të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara. Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit. Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese këtë javë. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Punëtorët e huaj, skllevërit modernë të Shqipërisë
Artikulli tjetër Biden shpenzoi shuma të konsiderueshme vetëm për pishinat e ambasadave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.