KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dështon sërish zgjedhja e kryetares së Kuvendit në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dështon sërish zgjedhja e kryetares së Kuvendit në Kosovë
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Dështon sërish zgjedhja e kryetares së Kuvendit në Kosovë

Përditësimi i fundit: 23 Prill, 2025 10:33 am
210 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ka dështuar edhe përpjekja e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë sërish vetëm 57 vota në kandidaturën për kryeparlamentare. Seanca do të shkojë në përpjekjen e gjashtë për të konstituar Kuvendin. Ajo do të mbahet të premten. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar të emërohet kryetare e Kuvendit të Kosovës, edhe pas përpjekjes së tretë. Ajo i mori 57 vota për, katër më pak se 61 votat e nevojshme për emërimin e saj.

Kundër saj votuan 46 deputet, ndërsa abstenuan 3. Edhe në dy përpjekjet e kaluara, Haxhiu kishte marrë vetëm 57 vota për. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve, duke e akuzuar këtë subjekt se po e mban peng shtetin për shkak të insistimit në një kandidat të vetëm për kryeparlamentar.
“Tashmë kjo situatë është për keqardhje. Kanë kaluar 72 ditë nga zgjedhjet dhe 27 ditë që kur janë certifikuar rezultatet, por ende nuk kemi institucione të themeluara. Kjo s’i ka ndodhur kurrë më parë Republikës së Kosovës”, deklaroi Krasniqi pasi të mërkurën dështoi konstituimi i Kuvendit për të pestën herë.

Ai theksoi se është përgjegjësi e VV-së që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por sipas tij, nuk mund të imponohet emri te deputetët e opozitës.

“Mentaliteti arbitrar i marrjes së votës me zor nuk ka vend në sistemin demokratik. VV-ja është e vetmja parti që, në vend të një oferte, ka bërë vetëm kërkesa – edhe në fushatë, edhe tani në Kuvend”.

Krasniqi theksoi se PDK-ja është e gatshme të shqyrtojë një kandidat tjetër, duke e cilësuar si të papranueshëm ngulmimin e VV-së për një emër që, sipas tij, ka një histori përçarëse, duke aluduar te Albulena Haxhiu.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj nuk është e gatshme për marrëveshje politike me partinë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk po arrin ta emërojë kryetarin e Kuvendit.

“Ne e kemi thënë disa herë se nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit zgjidhet në dy forma, ose me marrëveshje politike ose duke e sjellë një kandidat, i cili do të ishte i pranueshëm”, tha Bajrami.

Ajo e përsëriti se LDK-ja nuk do ta votojë “asnjë kandidat” të LVV-së për shkak të “historisë së tyre”.

“E keni parë se edhe pas betimit si deputetë, atë vazhdojnë të dalin në zyre dhe i kanë marrë peng institucionet e Kosovës, që nënkupton këta e kanë shkelur betimin e deputetit dhe Kushtetutën”.

Kurse, deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, njëherit ministër në detyrë, ka deklaruar se partitë e tjera janë totalisht të painteresuara për të tejkaluar bllokadën në Kuvend. Ai ka thënë para mediave se këto parti nuk duan të konstituohet Kuvendit, derisa shtoi se “të gjithë po pajtohemi që Qeveria duhet të formohet nga shumica parlamentare”.

“Deputetët dështuan të konstituojnë Kuvendin. Ka disa kundërthënie e paradokse me sjelljet e deputetëve të opozitës…Kjo është sjellja e opozitës, totalisht e painteresuar që të zhbllokojë procesin, s’duan të mundësojnë konstituimin e Kuvendit…Për faktin që kemi kryetar e nënkryetarët e Kuvendit, kjo nënkupton se kemi të bëjmë me pluralizëm politik. Po shohim kush po e bllokon, se po dalin të pavërteta me pretendime të mëhershme se Vetëvendosje do të refuzojë të propozojë kandidatin. Po shohim se opozita po bllokon duke mos votuar”.

Ai ka potencuar se kandidati i VV-së për kryetare të Kuvendit mbetet Albulena Haxhiu “si deputetja më e votuar në legjislaturën aktuale”. Kuvendi ka mbetur pa zgjedhur kryeparlamentarin, pasi LVV më 19 prill, propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por e njëjta edhe në raundet e mëhershme ka marrë vetëm 57 vota.

LVV thotë se nuk do ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare, ndërsa ka kërkuar marrëveshje politike për zgjedhjen e Albulena Haxhiut Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.

Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota. Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit. Bashkimi Europian ka thënë ditë më parë se Kosova duhet t’i formojë shpejt institucionet e reja.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Italia do kalojë Greqinë si vendi me më shumë borxhe në Eurozonë

Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm

Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme

Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

Më mirë qen, se sa pensionist, në Vlorë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tom Doshi: Si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët
Artikulli tjetër Stambolli goditet nga një tërmet me magnitudë 6.2

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i ri për energjinë, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë dhe të shesin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 27 Prill, 2026
Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Prokurori Bledar Maksuti merr nën hetim Daniel Shimën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Rusia kontrabandon në Izrael miliona ton grurë, të vjedhur nga Ukraina
Analize Bota Finance Opinion Sociale Zhvillim 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.