KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
AktualeBotaOpinionPolitike

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2025 8:23 am
230 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas humbjes me kandidati proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. “Testi i parë (për qeverinë time) do të jetë votëbesimi që së shpejti do ta kërkoj në Dhomën e Ulët”, tha Tusku në një fjalim televiziv. Ai dëshiron të vazhdojë punën e qeverisë dhe shpreson të jetë në gjendje të bashkëpunojë me presidentin e ardhshëm, shtoi Tusk.

“Në përputhje me Kushtetutën dhe ndërgjegjen tonë, ne do të bashkëpunojmë me presidentin e ri sa herë që është e nevojshme dhe e mundur”, tha Tusk. Megjithatë, theksoi ai: “Të gjithë do ta shohin se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap prapa.”

A po lëkundet aleanca trepartiake?

Fitorja e ngushtë e konservatorit Karol Nawrocki e ka dobësuar politikisht aleancën qeverisëse të Tuskut dhe lind pyetja nëse koalicioni i tij do të jetë në gjendje të mbijetojë deri në fund të mandatit në fund të vitit 2027.

Që nga fundi i vitit 2023, Tusk drejton një koalicion të qendrës së majtë prej tre partish. Projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij është të riparojë dëmin e shkaktuar në sundimin e ligjit nga reforma gjyqësore e zbatuar nga qeveria e partisë PiS, në pushtet nga viti 2015 deri në vitin 2023. Presidenti aktual Andrzej Duda, i cili vjen nga radhët e PiS, deri tani i ka bllokuar projektligjet përkatëse. Nawrocki pritet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, nëse jo më ashpër. Kjo mund ta përçajë koalicionin dhe të çlirojë forcat centrifugale.

Gjatë fushatës zgjedhore, Nawrocki foli vazhdimisht në mënyrë kritike për BE. Vendi i tij nuk do të lejojë që sjellja e tij të diktohet nga Brukseli, deklaroi ai. Ai e paraqiti veten si mbrojtës të vlerave tradicionale polake dhe kërkoi të krijonte lidhje më të ngushta me konservatorët amerikanë, veçanërisht Presidentin Donald Trump. Si president, Nawrocki mund të parandalojë miratimin e ligjeve të propozuara nga qeveria pro Bashkimit Evropian e Tuskit.

Një President me fuqi vetoje

Në Poloni, kreu i shtetit nuk përfaqëson vetëm shtetin jashtë vendit. Presidenti ndikon gjithashtu në politikën e jashtme, emëron kreun e qeverisë dhe kabinetin, dhe, në rast lufte, është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura polake.

Mbi të gjitha, ai mund ta ndërlikojë jetën e qeverisë falë fuqisë së tij të vetos. Për të anashkaluar veton e presidentit, kërkohet një shumicë prej 60% e deputetëve, diçka që koalicionit të qendrës së majtë të Tusk-ut i mungon.

Lideri i PiS, Jaroslaw Kaczynski, e shpalli rezultatin e zgjedhjeve presidenciale “karton të kuq” për qeverinë e Tuskut. Sipas tij, qeveria duhet të japë dorëheqjen.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ukraina dhe Rusia bisedime në Stamboll, pajtohen për këmbim të të burgosurve
Artikulli tjetër Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.