KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Doktrina Donroe”: Politika e re e jashtme e Trumpit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Doktrina Donroe”: Politika e re e jashtme e Trumpit
AktualeAnalizeBotaPolitike

“Doktrina Donroe”: Politika e re e jashtme e Trumpit

Përditësimi i fundit: 7 Janar, 2026 11:12 am
253 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Suksesi të hap oreksin. I inkurajuar nga aksioni rrufe i SHBA në Venezuelë,Presidenti Donald Trump po e konsideron hapur mundësinë e operacioneve të mëtejshme, siç deklaroi të dielën gjatë fluturimit të tij nga Florida për në Uashington: “Kolumbia është gjithashtu shumë e sëmurë dhe qeveriset nga një njeri i sëmurë, që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë në Shtetet e Bashkuara,” tha republikani. “Dhe ai nuk do ta bëjë këtë më për shumë kohë.”

Një gazetare e pyet: a do të thotë kjo një veprim ushtarak të mëtejshëm? “Tingëllon mirë,” i përgjigjet Trumpi. Me shumë gjasa do të duhet të “bëhet” diçka edhe për Meksikën, megjithësi ai e vlerëson Presidenten e vendit. Sepse Meksika kontrollohet nga kartelet e drogës.

Dhe pastaj është Groenlanda. Me anije ruse dhe kineze kudo, Groenlanda është e nevojshme qoftë edhe vetëm për arsye të sigurisë kombëtare, sipas Trumpit, aq më tepër që danezët nuk janë në gjendje ta përballojnë këtë kërcënim:

“A e dinit që Danimarka së fundmi ka forcuar sigurinë në Groenlandë? Angazhuan një slitë tjetër me qenë. Është e vërtetë! E konsideruan vendim të shkëlqyer”.

“Ne do të riafirmojmë dhe zbatojmë Doktrinën Monroe”

Që prej Venezuelës, Trumpi dhe anëtarë të qeverisë së tij po thonë hapur se si dëshiron të veprojë SHBA-ja në të ardhmen në pjesën e saj të botës. Sekretari i Shtetit Marco Rubio: “Kjo është Hemisfera Perëndimore, këtu jetojmë ne, dhe nuk do të lejojmë që Hemisfera Perëndimore të bëhet një bazë operacionesh për kundërshtarët, konkurrentët dhe rivalët e Amerikës.”

Kjo do të thotë seShtetet e Bashkuara nuk lejojnë më që shtetet e tjera sovrane në rajon të vendosin vetë me cilat vende dhe kompani të mbajnë marrëdhënie dhe të bëjnë biznes. Kjo përcaktohet në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare. Në faqen 15, thuhet: “Pas viteve të moszbatimit, Shtetet e Bashkuara do të rikonfirmojnë dhe zbatojnë Doktrinën Monroe për të rivendosur primatin amerikan në Hemisferën Perëndimore.”

Kjo doktrinë u formulua më shumë se 200 vjet më parë nga Presidenti James Monroe. Që atëherë, ajo ndalonte çdo ndërhyrje të fuqive evropiane në Amerikën Latine. Duke iu referuar emrit të parë të Trumpit, mediat tani e quajnë politikën e re të jashtme të SHBA-së “Doktrina Donroe”, dhe vetë Trumpi tashmë e ka përdorur këtë term.

Hegseth: “Është mjaft e mrekullueshme”

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjithashtu iu referua dje Doktrinës Monroe para një grupi rekrutësh të ushtrisë: “Ka pasur amerikanë që e kanë zbatuar Doktrinën Monroe që në vitin 1823,” tha ai.

“Ja ku jemi tani, në vitin 2026, dhe Presidenti Trump po rivendos dominancën dhe frenimin në hemisferën tonë. Ju do të jeni pjesë e kësaj trashëgimie. Është mjaft e mrekullueshme.” Kishte kaluar shumë kohë që politikanët amerikanë nuk e kishin përdorin fjalën “dominim” aq shpesh sa e kanë përdorur në ditët e fundit.

Në fund të kapitullit për Hemisferën Perëndimore, Strategjia Kombëtare e Sigurisë përfundon me këtë fjali: “Ne duhet të bëjmë gjithçka të mundshme për të imponuar largimin e kompanive të huaja që realizojnë projekte infrastrukturore në rajon.” Duket se, për shembull, kompanitë ndërtimore evropiane që operojnë në Amerikën Latine mund të kenë probleme me administratën Trump.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Gomone me drejtues të dehur mes pushuesve në Triport

Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës

Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestat në Iran: rritet numri i të vdekurve
Artikulli tjetër Bilanci nga përmbytjet në Durrës, 800 banesa të përmbytura dhe qindra të evakuuar, burgu ende i përmbytur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bashkitë mbledhin dyfishin e taksave nga qytetarët
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Shtator, 2026
Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 3 Shtator, 2026
Duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Nesër në Selanik firmoset Korridori Vertikal i gazit/ Shmanget Shqipëria dhe Kosova
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.