KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-ve në luftën kundër bandave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-ve në luftën kundër bandave
AktualeBotaFokusPolitike

Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-ve në luftën kundër bandave

Përditësimi i fundit: 16 Prill, 2025 9:49 am
204 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i ri i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për praninë e forcave amerikane, për të ndihmuar në luftën kundër bandave kriminale që po destabilizojnë sigurinë në vend.

Në intervistën e tij të parë pas fitores zgjedhore, dhënë për CNN, Noboa tha se tashmë janë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe se pas zgjedhjeve do të pasojë një takim zyrtar për të konsoliduar bashkëpunimin.

“Do të donim të kishim forcat amerikane për mbështetje në monitorim dhe zbulim. Operacionet do të jenë gjithmonë në duart e ushtrisë dhe policisë sonë”, tha ai.

Sipas planeve, Ekuadori po ndërton një strukturë të re detare në qytetin bregdetar të Mantës, ku SHBA kishte dikur një bazë ajrore për fluturime kundër trafikut të drogës.

Zyrtarë ekuadorianë sugjerojnë se baza e re mund të jetë destinacion i ardhshëm për trupa amerikane, nëse ndryshimet kushtetuese e lejojnë këtë gjë.

Nga droga te migrimi, një aleancë më e thellë SHBA–Ekuador:

Noboa, i arsimuar në SHBA, ka shprehur synimin për të forcuar bashkëpunimin me Uashingtonin jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në tregti, investime dhe kontroll migrimi. Ai ka paralajmëruar reforma kushtetuese për të lejuar praninë e ushtrisë së huaj në territorin ekuadorian.

Në janar, presidenti shpalli “gjendje lufte” ndaj bandave, duke u përballur me një valë të paprecedentë dhune. Vetëm në muajt e parë të vitit, janë regjistruar mbi 2,500 vrasje, duke e bërë Ekuadorin vendin me shkallën më të lartë të vrasjeve në Amerikën Latine, sipas të dhënave të InSight Crime.

I pyetur për krahasimet me Nayib Bukele të El Salvadorit dhe për marrëdhëniet me Donald Trump, Noboa theksoi se çdo vend ka realitetin e saj:

“Respektojmë njëri-tjetrin, por situatat janë të ndryshme. Kam ftuar si Trumpin, edhe Bukelen në inaugurimin tim.”

 

Marrë nga CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vijojnë gjobat për protestuesit, Policia: 50 mijë lekë për 31 qytetarë, nën hetim 2

Pallati në Elbasan u dogj dhe u shemb, Policia: Shkak rrjedhja e gazit në banesën e një prej viktimave

‘Plumbi i artë’, SPAK: 302 vite burg për 15 të pandehur

Skandali i mashtrimit 20 miliardë $, që po trondit Turqinë

Ilir Meta denoncon: “Regjistrohen bisedat e mia me avokatin, në burg”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-Presidenti dhe ish-Zonja e Parë e Perusë dënohen me 15 vjet burg
Artikulli tjetër Bullgaria do t’i bashkëngjitet aleancës ushtarake me Kroacinë dhe Shqipërinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryeministri Rama flet për herë të parë për akuzat e Veliajt
Aktuale Koment Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Kryesore Sociale 5 Nëntor, 2026
Çfarë fshihet pas fluturimit të tre besnikëve të Vuçiçit?
Analize Fokus Opinion Politike Rajoni Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?
Analize Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.