KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Eshtë riaktivizuar baza sekrete e nëndetëseve të Krimesë, të epokës sovjetike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Eshtë riaktivizuar baza sekrete e nëndetëseve të Krimesë, të epokës sovjetike
BotaPolitikeZhvillim

Eshtë riaktivizuar baza sekrete e nëndetëseve të Krimesë, të epokës sovjetike

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 9:31 am
160 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në një video të postuar në Telegram në fillim të shkurtit, dy barriera lundruese janë parë në hyrje të portit natyror në Balaklava në Krimenë e kontrolluar nga Rusia.

Aktivistët proukrainas pretendojnë se barrierat, të cilat mund të mbyllin portin për dronët detarë, janë provat më të fundit që një bazë e madhe e nëndetëseve, e njohur dikur si Object 825 GTS, po kthehet në shërbim.

“Pushtuesit [rusë] po përdorin përsëri një bazë nëtokësore të vjetër nëndetësesh, e cila më parë funksiononte si muze, për qëllime ushtarake”, postoi së fundi në Telegram grupi gueril i Krimesë Tatar Atesh.

Grupi beson se barrierat kundër dronëve tregojnë se baza e nëndetëseve po përdoret për qëllime ushtarake pasi nuk ekzistojnë objekte të tjera të ndjeshme aktualisht në këtë gji. Porti Balaklava u çmilitarizua nga Ukraina në vitin 2008, dhe më pas duke filluar nga viti 2016, derisa ishte nën kontrollin rus, atje u ndërtuan obejkte për ankorimin e jahteve.

Baza e nëndetëseve Balaklava u përfundua në vitin 1961 kur Krimea ishte qendër kryesore e flotës detare sovjetike.

Peizazhi unik i Balaklavës i lejoi planifikuesit sovjetikë të bënin tunele rreth 600 metra drejt detit, përmes një mali mjaft të madh për t’i mbrojtur njerëzit dhe anijet brenda nga një goditje e drejtpërdrejtë bërthamore.

Objekti sekret përmbante strehimore për deri nëntë nëndetëse dhe ekuipazhet e tyre, si dhe një dok të thatë ku mund të riparoheshin anijet, si dhe dhoma ku mund të ruheshin dhe përgatiteshin për vendosje armët bërthamore.

Fshehtësia rreth bazës sovjetike bëri që porti i Balaklavës të shndërrohej në një zonë “të mbyllur”, në të cilën mund të hyje vetëm me leje të veçantë. Gjatë Luftës së Ftohtë, nëndetëset hynin dhe dilnin nga baza nëntokësore vetëm pasi binte errësira.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, baza ra nën kontrollin e Ukrainës, por mbeti e pambrojtur. Një vizitor në vitin 1994 kujtoi hyrjen në vendin dikur sekret që dukej sikur “ishte braktisur si rezultat i ndonjë katastrofe të papritur”, duke shtuar se “në mënyrë të pavullnetshme, të vjen në mendje Çernobili”.

Pjesa e brendshme e saj, konsiderueshëm u prish nga hajdutët gjatë viteve 1990 përpara se Ukraina ta rihapte objektin si muze më 2003.

Pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, baza ra nën kontrollin rus, por vazhdoi të funksionojë si muze.

Raportet e fundit se baza po riaktivizohet për përdorim ushtarak është vetëm një pretendim ndër të tillët. Në tetor të vitit 2022, ushtria ukrainase vuri në dukje një ndërtim që po ndodhte pranë një hyrjeje në bazën e nëndetëseve si dëshmi se po kthehej për përdorim ushtarak. Muzeu, megjithatë, duket se mbetet i hapur për publikun.

John C. K. Daly, një ekspert i mbrojtjes për Fondacionin Jamestown i tha Radios Evropa e Lirë foli lidhur me atë nëse objekti që aktualisht po përdoret nga Marina Ruse, do të ishte për anije dhe jo për nëndetëse.

“Duke pasur parasysh kufizimet e madhësisë së nëndetëseve të klasës Kilo të Flotës së Detit të Zi (rrezja e tyre është shumë e gjerë për konfigurimin aktual të Balaklavas), përdorimi i saj aktualisht përpara rinovimit do të ishte domosdo për anijet sipërfaqësore”.

Me portet detare ruse të shënjestruara nga dronët detarë të Ukrainës, që evoluojnë me shpejtësi, është e mundur që anijet detare ruse të strehohen në pjesë të bazës, duke përfshirë anijet e ankoruara më parë në bazën detare pranë Sevastopolit, e cila është goditur në mënyrë të përsëritur nga dronët e detit dhe raketat ukrainase.

Daly thotë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së dronëve detarë nga Ukraina, ka qenë “një nga zhvillimet më të papritura dhe më domethënëse” të pushtimit rus.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Anora”, triumfon në Oscars, me pesë çmime
Artikulli tjetër Virgjërinë vë në pah traditat në Taxhikistan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.