KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Eurodeputeti Ștefănută, në Shqipëri për t’u njohur me faktet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Eurodeputeti Ștefănută, në Shqipëri për t’u njohur me faktet
AktualeFokusKomentKryesorePolitike

Eurodeputeti Ștefănută, në Shqipëri për t’u njohur me faktet

Përditësimi i fundit: 30 Qershor, 2026 8:23 am
122 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Nënkryetari i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănută, në një intervistë për DW paralajmëron se zhvillimet e fundit mund të ndikojnë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

DW: Prej një muaji, mijëra qytetarë po protestojnë në Tiranë. Sot keni zgjedhur të jeni mes tyre. Pse ishte e rëndësishme për ju të merrnit pjesë në këtë protestë?

Nicolae Ștefănută: Sepse më kujton atë që ndodhi në Rumani në vitet 2013–2015, me skandalin e projektit të minierës së arit në Roșia Montană. Edhe atje bëhej fjalë për një investim shumë të dyshimtë, jo transparent, që ngjallte dyshime për korrupsion. Rumunët dolën masivisht në rrugë për shumë muaj dhe arritën ta ndalonin atë projekt. Nuk ishte vetëm një çështje mjedisore, por edhe një çështje e shtetit të së drejtës dhe e drejtësisë. Mesazhi im për shqiptarët është se besoj se edhe ju mund ta ndaloni këtë projekt, i cili nuk është transparent, nuk është në të mirë të natyrës dhe as në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

DW: Protestat nisën kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, por tashmë janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër establishmentit politik në Shqipëri, si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj opozitës. Si e shihni këtë?

Nicolae Ștefănută: Kështu ndodh kur grumbullohen shumë pakënaqësi. Ndonjëherë mjafton vetëm një shkëndijë. Besoj se shumë prej njerëzve që janë sot në rrugë kanë parë dhe përjetuar gjëra që i konsiderojnë të paligjshme apo të korruptuara. Pastaj ndodh diçka si ky projekt, që i bën të thonë: mjaft. Është e vërtetë që gjithçka nisi si një çështje mjedisore, por njerëzit e kuptojnë kur përballen me një padrejtësi. Prandaj nuk më habit që kjo është shndërruar në diçka shumë më të madhe sesa thjesht një çështje e mbrojtjes së mjedisit.

DW: A jeni këtu për të mbështetur protestën në tërësi, apo kryesisht kërkesat e protestuesve për mbrojtjen e mjedisit?

Nicolae Ștefănută: Para së gjithash, jemi këtu për të mësuar faktet. Mendoj se të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian, edhe unë si nënkryetar, duhet t’i njohim faktet. Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Do të takohemi me organizata të shoqërisë civile, me institucione dhe do të vizitojmë vende të ndryshme. Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, sepse ky flamur, simbolizon bashkimin e popujve. E di që shqiptarët duan me dëshpërim të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Mendoj se ata e meritojnë anëtarësimin në BE, por meritojnë gjithashtu shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë.

DW: Pak ditë më parë, Parlamenti Europian miratoi një amendament që kërkon ndalimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Çfarë prisni konkretisht nga qeveria shqiptare?

Nicolae Ștefănută: Disa prej ligjeve për të cilat flasin protestuesit janë vërtet të dyshimta. Për shembull, përjashtimet që lejojnë ndërtimin e hoteleve me pesë yje në zonat e mbrojtura nuk janë të pranueshme. Ndaj mendoj se këto ligje duhet të shfuqizohen sa më shpejt. Kjo duhet të reflektohet edhe në procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Rumania ka kaluar të njëjtin proces, duke përshtatur legjislacionin europian për t’u bërë pjesë e BE-së. Edhe ne e kemi bërë këtë. Prandaj këto standarde duhet të mbrohen. Anëtarësimi në Bashkimin Europian është një mundësi e jashtëzakonshme, por ai shoqërohet edhe me përgjegjësi. Ne presim që qeveria shqiptare t’i respektojë këto përgjegjësi.

DW: A mendoni se kjo situatë mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian?

Nicolae Ștefănută: Po, për fat të keq. Ne duam që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Por gjithçka që krijon dyshime, pasiguri apo hedh hije mbi procesin e anëtarësimit nuk është në rregull. Në fund të fundit, anëtarësimi miratohet edhe nga politikanët dhe drejtuesit e vendeve anëtare. Nuk besoj se kjo krijon një imazh të mirë për qeverinë. Qeveria duhet të jetë këtu, të dëgjojë qytetarët, të negociojë me ta dhe të diskutojë se çfarë mund të ndryshohet. Ndërkohë, ajo që kemi parë është një lloj represioni ndaj protestave dhe shënjestrim i protestuesve. Kjo nuk është e pranueshme dhe bie ndesh edhe me vlerat e Bashkimit Europian.

DW: Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo që po ndodh në Shqipëri është pjesë e një përpjekjeje për destabilizim që vjen nga jashtë. A keni ju indicje për këtë?

Nicolae Ștefănută: Nga kush? Kam dëgjuar tre apo pesë versione të ndryshme. Nuk mund të jenë të gjitha të vërteta, apo jo? Unë nuk e besoj këtë, sepse kam parë të njëjtën gjë edhe në vendin tim. Njerëzit nuk dalin në protestë me fëmijët e tyre sepse dikush i paguan. Nuk protestojnë për 30 ditë me radhë sepse pas tyre qëndron një qeveri e huaj. Nuk funksionon kështu. Këtu shoh të rinj, të moshuar, familje me fëmijë. Kjo është një protestë e vërtetë, e mbështetur mbi diçka shumë konkrete. Takova njerëz që kishin ardhur nga Suedia. Përse do të paguanin biletën për t’u kthyer në Shqipëri vetëm për të protestuar? Sepse u intereson vendi i tyre.

 

Marrë nga Deutsche Welle

 

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
Artikulli tjetër Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.